Baze: Lulzim Basha në përpjekje për të futur dy vila në një thes

2 Nëntor 2019, 21:55| Përditesimi: 2 Nëntor 2019, 21:56

  • Share

Lulzim Basha e ka ndarë mendjen të mos rikthehet më tek pallati. Ka vendosur të jetojë në një vilë që është pak më e vogël se apartamenti që kishte në një kat pallati. Është gati të rrijë dhe pa pishinë. Është gati të paguajë qiranë 3 mijë euro në muaj. Dhe e ka gjetur zgjidhjen, të mos ja paguajë Papulit, se atë e quajnë oligark. Do t’ia paguajë dikujt tjetër, që nuk do na e thotë tani për tani. Në fakt, do t’ia paguajë vetes, se vilat janë të tijat.

Një sms e tij dje në emisionin e Arian Çanit, shpjegon qartë gjithë gënjeshtrat e tij prej ditës së parë që ju publikua jeta e re në dy vilat luksoze (bashkë me kunatin).

Në fillim tha jam me qira. Por nuk ka asnjë kontratë qiraje.

Më pas tha që iku nga apartamenti përkohësisht, se ishte dëmtuar nga tërmeti. Në fakt, nuk është dëmtuar nga tërmeti.

U ankua që vila është më e vogël se apartamenti dhe nuk ka pishinë. Këtu mund të ketë të drejtë.

Por si në asnjë rast tjetër në Shqipëri, ky është një rast flagrant, kur kandidati për kryeministër i Shqipërisë, nuk pranon të bëjë një sqarim të plotë dhe të qartë mbi një pasuri që në vlerë blerje i afrohet 1 milionë eurove dhe në qira mujore, 3 mijë eurove.

Do të mjaftonte një sqarim i shkurtër, i tipit: “Unë Lulzim Basha kam blerë dy, ose një vilë tek Kompleksi…..me vlerë….që burojnë nga të ardhurat e mija. Aktualisht vila gjendet në adresën….me pronarë …..”

Nëse do shkruante kaq rreshta, që i ka detyrim ligjor, nuk ka pse të përflitet emision më emision, e gazetë më gazetë, se ku është vila, e kujt është, kush ja ka falur, a ka pishinë, a ka sipërfaqe më të madhe, a më të vogël etj.

Fakti që Lulzim Basha nuk e bën këtë, jo vetëm që është provë e mjaftueshme që ka blerë në rrugë joligjore dy vila luksoze, por po bën betejë për të fshehur dhe të vërtetën.

Në sms-në e dërguar në emisionin e Arian Çanit, ai shtoi një element të ri, pasi tha që vila nuk është në pronësi të pronarit të kompleksit, Agron Papuli.

Nga një hetim që i bëmë inventarit të 86 vilave që gjenden në kompleks, në pronësi të kompanisë “Clasik”, që i ka ndërtuar, janë akoma dhe 5 vila. Të tjerat kanë pronarë të rinj.

Atëhere, ose Lulzim Basha ka gjetur një pronar fallco që ka marrë përsipër pasurinë e tij, ose është duke ja blerë njërit prej këtyre.

Sidoqoftë, këto janë detaje që ai nuk ja fsheh dot publikut më. Do të ketë çdo ditë një gazetar që do ta pyesë për këtë çështje, që do ta fotografojë ku fle dhe që do t’ia mbaj gjatë në shtyp këtë histori, derisa ai të edukohet e të thotë një herë në jetë të vet, të vërtetën.

Ajo që tha dje tek emisioni me sms, vetëm sa ja komplikoi dhe më shumë betejën për të fshehur dy vila në thes. Nuk i fshen dot.

Ai e ka vetë në dorë të sqarojë të vërtetën, ose do t’ia sqarojmë ne, ditë pas dite, me letra dhe fakte.

Por atëhere do të jetë vonë për të, pasi në përpjekje për të mos humbur vilën, ai do të humbasë njerëzit që ende e besojnë se ajo nuk është vilë, por një vizatim 3D i Edi Ramës, si ato të inagurimeve.

Në fakt janë dy vila luksoze, të dyja të tij dhe familjes së tij. Dhe ai duket i gëzuar që ja ka arritur kësaj dite.

Nëse e mbani mend, ai dha shumë detaje nga vilat e reja në deklaratën e parë. Foli për metrat katrorë të tyre, për mungesën e pishinës etj.

I vetmi dëshpërim që duket se ka, është pse ja kemi zbuluar.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pyka: 03/11/2019 11:30

    Boll o Mero,boll,e bëre legen fare...

    Përgjigju
  • Populli: 03/11/2019 07:35

    Zoti Mero mos ju daj keti hajduti deri sate tregoje te verteten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?