Baze: Mos prisni një vendim nga Basha për 13 Tetorin

2 Gusht 2019, 20:52| Përditesimi: 2 Gusht 2019, 20:55

  • Share

Aleatët e Partisë Demokratike dhe Ilir Meta po përpiqen të shpëtojnë çfarë të mundin nga katastrofa ku ka hyrë opozita, me vendimin për djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve, duke e nxjerrë partinë e parë antikomuniste të Shqipërisë jashtë sistemit.

Këmbëngulja e Metës për dekretet e tij, e argumentuar direkt me fatin e Partisë Demokratike, dhe përdredhja e gjuhës, e aleatëve të Bashës, për t’u përfshirë në zgjedhje më 13 tetor, edhe pse nuk do të ketë të tilla, janë një lloj rrethimi që po i bëhet Bashës, jo për t’u dorëzuar, por për të pranuar realitetin e ri pas 30 Qershorit dhe fatin e tij.

Por i gjithë ky presion nuk llogarit faktin se për Lulzim Bashën nuk është më prioritet kur do futet PD në zgjedhje, por si do justifikojë ai bilancin e shkatërrimit të PD. Tani i kanë skaduar të gjitha gënjeshtrat. I skadoi më 30 Qershor gënjeshtra e madhe e mos mbajtjes së zgjedhjeve, i skadoi dhe deri më 2 gusht gënjeshtra se nuk do të dorëzojë bashkitë.

Baza e PD ka reaguar shumë herë më me qytetari dhe realizëm se Lulzim Basha. Ata i besuan fatin e tyre Lulzim Bashës, por kur panë që ai i gënjeu, vepruan si qytetarë.

Tani nëse Lulzim Basha pranon 13 tetorin e Ilir Metës dhe kjo shërben si shkak që Rama të ulet në tryezë me opozitën, Bashës do t’i duhet të përballet me shumë sfida që nuk i mban dot.

Së pari, do t’i duhet të ulet në tryezë me Ramën, nga e cila ekziston një paranojë kombëtare kundër tij. Dhe ai nuk ka fuqi ta bëjë këtë dy herë.

Së dyti, do t’i duhet të pranojë Edi Ramën kryeministër dhe kjo i vë kryqin gjithë masakrës që ai bëri mbi Partinë Demokratike për të mos e futur në zgjedhje dhe për ta nxjerrë nga Kuvendi.

Por mbi të gjitha e çfaktorizon atë si si aktorin kryesor të opozitës, duke nxjerrë si shpëtimtar të saj Ilir Metën.

Ndaj mos prisni që tani Lulzim Basha të shprehet për 13 tetorin dhe fatin e tij. Ai është thjeshtë duke parë nga i vjen më shumë rreziku, nga këmbëngulja për 13 tetorin apo nga kundërshtimi i tij. Ndaj e ka lënë të lirë Ilir Metën të bëjë sikur është me 13 tetorin. Po ashtu dhe aleatët e PD.

Ndërsa vetë, mos e torturoni ta pyesni çfarë do bëjë. Se ndërsa të gjithhë kanë në mendje një zgjidhje për krizën e vendit, ai e di se kjo krizë ka një kryeviktimë që quhet Lulzim Basha. Ndaj t’i kërkosh të shprehet për 13 tetorin, është sikur ta pyesësh çdo ditë: kur do ikësh?!

Komento

Komente

  • Hinglateri: 02/08/2019 22:15

    ...., Jo lir do ikesh por kur do pirdhedh

    Përgjigju
  • edi: 02/08/2019 21:11

    Lulushi basha eshte veshur me breke te trasha Eshte nga Dibra Nga ana e tije punojne duke futur te tjeret ato Koqe qe jane me siper or poshte Dibres Ai eshte gati ti haje mu??in cilitdo por sdon ta marre vesht ato qe ai i genjen cdo dite Jeti e tije eshte si flluske sapuni ,Ngrihet si gjel fushe dhe mbasi i bie zeri poshte fillon dhe ju thote do ti ve mina gradacielave Te rrun bishtin Ai eshte shalengjitur dhe i takon sexit HOMOSEXUAL Do te shkoje atje ku shan pula gure dhe do ta perdorin per cdo nate si haremet e Turqise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?