Ilir Meta

Baze: Një gjobë e re, për revolucionin e dështuar

9 Janar 2020, 19:59| Përditesimi: 9 Janar 2020, 20:00

  • Share

Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me raportin e publikuar nga kompania  “Fitch Ratings”,  e cila e ka renditur këto ditë Shqipërinë, në vendet me ulje të ndjeshme në qëndrueshmërinë politike, gjë që ka përkeqësuar perceptimin e investitorëve të huaj. Shkak kanë qenë protestat e dhunëshme vitin që lam pas, tensioni mes partive politike para zgjedhjeve, diegia e mandateve dhe dështimi për tu hapur negociatat. Nuk është se kompania ka bërë ndonjë gabim në vlerësimin e saj. Edhe shqiptarët që e kanë vuajtur këtë situatë, kanë po atë perceptim.

Ajo që është interesante në reagimin e Ilir Metës, ka të bëj me mënyrën se si e përdor si gjobë për revolucionin e dështuar vlerësimin e kësaj kompnie.

Sipas Metës meqë perceptimi tani për Shqipërinë është negativë, duhet të ulemi të njohim fuqinë e asaj çfarë ai ka bërë vitin që shkoi dhe të bëjmë dialog.

Historia e dhunës politike të vitit 2019 është më e pashembullt, se ajo e  vitit 1997. Ajo ndryshe nga vitit 1997, synoi shumë herë më lart, jo vetëm në diegie godinash dhe shkatërrime, por në rrëzim të sistemit dhe institucioneve.

Opozita dogji mandatet në përpjekje për të delegjitimuar parlamentin dhe bojkotoi zgjedhjet në përpjekje për të ndryshuar mënyrën se si zgjidhet pushteti në Shqipëri, duke kërkuar fitore në tavolinë.

Të tjerat pastaj janë pasoja.

Në krye të kësaj përpjekje për destabilizim ishte Presidenti I Republikës, I cili edhe për etikë, ende nuk e ka shfuqizuar dekretin e zgjedhjeve të 13 Tetorit, me të cilin tentoi të hedh në erë Shqipërinë.

Natyrisht me aq shumë dhunë, me aq shumë përpjekje për destabilizim dhe aq shumë egërsi ndaj imazhit të Shqipërisë, ky vlerësimi është goxha pozitiv, se mund të ishte dhe më zi.

Tani mirë që është negativë, mirë që është shkaktuar nga njerëz konrket dhe nga një opozitë e cila po e vuan më shumë se Shqipëria atë që ka bërë, por del dhe kryeautori I kësaj beteje, dhe në vend të kërkoj falje dhe të dënoj atë që ka bërë, vazhdon kërkon shpërblimin e asaj që ka bërë.

A thua se trazirat në vend, sulmet ndaj zgjedhjeve dhe parlamentit na I bën alienët dhe qeveria ka faj që nuk I parandaloi.

Ajo që Ilir Meta kërkon tani nuk është ndonjë krim. Palët mund të ulen në dialog, dhe mund të vazhdojnë përpara të sillen si politikanë normal. Por nuk mund të sillen sikur nuk e dinë se çfarë kanë ndodhur.

Thirrja për të bërë sikur nuk e dinë çfarë u tentua të bëhet më 30 Qershor, është thjeshtë një thirrje e Ilir Metës, për të harruar Ilir Metën.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?