Baze: Presidenti i një shteti paralel

9 Shtator 2019, 21:58| Përditesimi: 9 Shtator 2019, 21:59

  • Share

E vetmja ngjarje pozitive nga Komisioni Hetimor për veprimtarinë e presidentit, ishte Ilir Meta i veshur me kostum. Pas shafqjes të së shtunës me brekë në plazh, duke ndihmuar një mace në majë të tendës, performanca e sotme, jep shpresë së paku për shëndetin mendor. Por nga ato që tha me dhe pa dashje, ai demonstroi se është president i një shteti paralel, dhe jo president i Shqipërisë. Nuk di të them a duhet të hetohet penalisht a jo për këtë, por së paku një herë të shkarkohet.

Në rrëfimin e tij para Komisionit, ai pranoi se kishte marrë vendime bazuar në informacione që nuk i disponon shteti shqiptar. Fjala vjen, vendimi për shtyrjen e 30 qershorit, sipas tij, ishte marrë në kushtet kur ai ishte informuar nga burime të tjera të tij.

Shërbimi Informativ Shtetëror, nuk e ka pasur ndonjë informacion për djegie Parlamenti. Policia jo. “Burimet e tjera” të Ilir Metës, nuk na interesojnë, por nuk janë burime të shtetit shqiptar.

I vetmi argument në këtë pikë është nëse ka përgjuar mesazhet e gruas së tij me Lulin, dhe nëse ata kanë pasur ndonjë plan për ta djegur. Por nëse e ka pasur këtë informacion dhe nuk ka denoncuar, është dhe më keq për të.

Ne, në të vërtetë e dimë pse e shtyu 30 qershorin. E shtyu për t’i vënë zjarrin Parlamentit, dhe jo për ta shmangur atë. E shtyu për t’i vënë flakën vendit dhe jo për ta shpëtuar atë. Por dhe në këtë version nuk ndryshon gjë fakti që ai sillet si presidenti i një shteti parallel, dhe jo presidenti i Shqipërisë.

Argumentet e tij ligjore, po ashtu janë jashtë Kushtetutës sonë. Ai i referohet ose Kushtetutës së Ramiz Alisë, ose ndonjë precedenti të huaj, që duket se ja kanë përkthyer dhe gabim, ku nuk ka asnjë ngjashmëri me historinë tonë.

Shtyrja e 30 qershorit nuk ngjan me asgjë, vetëm për shkak të faktit se është shtyrje zgjedhjesh. Shtyrje zgjedhjesh mund të ketë pasur dhe mund të ketë në të ardhmen. Dekreti i Ilir Metës nuk ishte për shtyrje zgjedhjesh, por për prishje zgjedhjesh dhe për ta lënë Shqipërinë pa institucion të zgjedhjeve.

Zgjedhjet shtyhen kur palët bien dakord. Zgjedhjet shtyhen kur vendi është në luftë. Zgjedhjet shtyhen kur ke qëllim të bësh zgjedhje.

Ilir Meta nuk i shtyu, por tentoi të prishë 30 qershorin se nuk donte zgjedhje. Dhe rast të tillë nuk ka askund as në Shqipëri, as në botë, përveçse në shtetin paralel të Ilir Metës.

Së fundmi, vendimet e Ilir Metës janë marrë dhe kundër interesit kombëtar të shqiptarëve, pasi janë përdorur si një mënyrë për t’u konfliktuar me dy aleatët strategjikë të Shqipërisë, SHBA dhe Bashkimit Europian. Ilir Meta ka marrë qëndrime zyrtare publike kundër të dërguarit special të SHBA për Ballkanin, zotit Palmer, duke e denigruar atë dhe personalisht e familjarisht, dhe po ashtu ka sulmuar qëndrimin e Bashkimit Europian e OSBE për Shqipërinë.

Kamikazë të tij i kanë shkuar në shtëpi dhe kanë kërcënuar ambasadorin e OSBE në Tiranë. Ilir Meta ka refuzuar të presë në takim me ambasadorët e tjerë, përfaqësuesen e Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe atë të Republikës italiane.

E gjithë kjo krijoi një përplasje formale të institucionit të presidentit të Shqipërisë, me Perëndimin, dhe nese SHBA dhe BE do ta kishte konsideruar Ilir Metën realisht president të Shqipërisë, ne sot do ishim të përgjakur dhe të rrethuar me tela me gjemba.

Por SHBA, BE dhe OSBE, nuk e identifikuan kurrë Ilir Metën me Shqipërinë. Ata u rreshtuan në krah të shqiptarëve, duke shmangur gjakderdhjen më 30 qershor.

Për fatin tonë tonë të mirë, ata nuk e konsideruan si president të Shqipërisë, por udhëheqës të një bande politike që kërkon t’i vërë zjarrin asaj.

Kjo e bën “de facto” Ilir Metën presidentin e një shteti paralel, që nuk ka lidhje me shtetin shqiptar, edhe për Perëndimin. Ndaj duhet trajtuar si i tillë deri në fund, duke i rikthyer institucionit të Presidentit, legjitimitetin e veprimeve, Kushtetutën dhe mbrojtjen e interesit kombëtar edhe në raport me orientimin e shqiptarëve drejt Perëndimit. Ky nuk është presidenti ynë

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • edi: 12/09/2019 01:52

    Pse nuk e thirrët Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas informacioneve për djegie të Kuvendit?E dyta pse madje dhe pas 30 Qershori qe cdekreroi zgjelljet ,deri sa e thirren ne Parlament ,ai Meta e mbajti te fshehur se po gatuhej nje akt kriminal kunder Parlamentin , kur shihet paster se ai kameleon deshtak se fundi u mundua tere kohen ,se cfare te gatuante qe ta hidhte ne Parlament dhe te degjoje Komisioni Venecias , Dicka Tinzare qe ka bere tere kohen kur ishte ne koalicion ne fillim me Berishen 8 Vite ,dhe kurre nuk degjuam nga zeri i ketije trimi nga Skrapari ,Duke permendur Strazburgun ,Europen ,dhe shume institucione te ndryshme ne Bote .Aresyeja se ai dje nuk kishte kohe dhe mundesi te merrte dhe tregonte shume ligje Demokrate ,sepse si i pa njohur me Skutat qe kishte ne Kombin Shqipetar i duhej te njihte teritorin dhe teresine e Bisnesit ,ku eshte zhytur thelle ne ish Bisneset dhe dallaveret qe benin ne Qeverine Berisha ,ku nuk kontrollohej nga asnje Parti dhe jashte saje nga Europa , Se fundi me pelqen sot ai president qe mbrohet me sajime qe ka krijuar dhe akoma krijon ,dhe besoj qe ka edhe nje mjet mbrojtes ai president mqe flet per Popullin POR DOEMOS SE NESER DO THOTE KUR TA NXJERRIN PARA DREJTESISE SE SOT NE EMER TE DEMOKRACISE AI MORI TERE FLORIRIN QE LA ISH KOMUNIZMI ,Si president qe mbrojti ate Democracy ,I TAKONTE TE MERRTE DHE ATO FLKORI, Mbasi ato 8 vite te shkelqyeshme e kishte trashur qafen si Baba Aliu. MERRE ATE HALE DHE DERGOJE TEK VENDI KU I TAKON .Po degjojme shume intervista Ndershmerie ,aq sa Shiu po kthehet e rrjedh me Ndershmerine e ketyre Suzareve

    Përgjigju
  • luani: 10/09/2019 08:49

    Bie dakort 100% me kete shkrim te zotit Baze.Ai nuk e meriton te rrije me ne ate zyre,biles nuk e meritonte te hynte atje pas gjithe bemave te tij si me videon e famshme te 7%shit,ashtu dhe me xhvatjen qe SHPK-ja e tij dhe e bush**es Mona u kane bere shqiptareve e korrupsionit qe banda e tyre e vogel kane futur ne gjakun e nje pjese te shqiptareve dhe lojerave te dyshymta te tyre me banden e madhe te PD-se e banditet qe e kryesojne ate Berosholyli!

    Përgjigju
  • Dona: 10/09/2019 03:21

    Bravo mero,,si gjitnje i sakte,,z analist....

    Përgjigju
  • rezi: 09/09/2019 22:05

    fiks e nuk e luan topi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?