Baze: Protestat që frymëzohen nga Berisha, por ngjajnë me Bashën

22 Qershor 2019, 20:21| Përditesimi: 22 Qershor 2019, 20:27

  • Share

I vetmi që nuk u dorzua ditën e djeshme ishte Sali Berisha. Duke ditur atë që Lulzim Basha po përgatiste qysh në drek, filloi sokëllimat për përmbysje, uragan dhe cunamin e mbrëmjes, e cila në fakt përfundoi një puhizë qershori, që shërbeu për një shetitje në Tiranë.

I izoluar nga ndërkombëtarët, I rrethuar nga një opinion armiqësor rreth roilit të tij për interesa tërësisht familjare në krizën e fundit, dhe I rrezikuar që raporti I tij negative me SHBA të thellohet në disfavor të tij, ai ishte dje një I burgosur mes turmës së PD, e cila nuk ishte e sigurt, ndërsa shetiste në bulevard, nëse fitore ishte ajo sokëllima e Berishës paradite, apo shetitja e Bashës mbasdite.

Si një ujk I rënë në çarkun që ka ngritur vet, ai dukej se dje kafshonte kthetrat e veta, kur shikonte se njeriu me të cilën kërkon të nxjerr gështenjat nga zjarri, Lulzim Basha, shikonte hallin e vet dhe jo hallin e tij.

Ky është dhe problemi që ka identiteti I këtyre protestive.

Në protestat e PD, nuk është se linja e Berishës është dhuna dhe linja e Bashës është paqja. Problemi i këtyre protestave, është se objektivi I tyre është dhuna, përveç rasteve kur Basha nuk ka mundur ta marrë dot përsipër.

Pra ato janë një vendim I Berishës, një linjë e Berishës, një urdhër I Berishës, I zbatuar në rreth 70 për qind të rasteve si të tilla dhe 30 për qind të rasteve si paqësore, për shkak të kërcënimeve ndërkombëtare që ka marrë Basha dhe që me këtë rast ka menduar të shpëtoj veten.

Ndaj dhe  ka humbur kuptimin e të qënurit protesta të dhunëshme apo paqësore.

Në të dyja tipet e protestave Partia Demokratike ka bërtitur fitore pas protestave.

Fitore ka bërtitur kur ka hedhur Molotov, fitore kur ka plagosur policë, fitore kur ka qenë paqësore, fitore kur u ka dhënë lule policëve, fitore kur ka dal Basha me vajzat në prtoestë, fitore kur ka dal I shoqëruar nga 50 maska, fitore kur ka thyer KZAZ, fitore kur ka thënë skemi punë me KZAZ, fitore kur dhunuar policë në komisariate, fitore kur bërë thirrje të mos preken policë….

Nën presionin e Sali Berishës dhe Ilir Metës, për një përmbysje të dhunshme të sistemit, duke përdorur dhunën fizike nga Berisha dhe dhunimin institucional nga Ilir Meta, Lulzim Basha nuk ka mundur ti jap asnjë tipar kësaj beteje, përveçse ka reflektuar tek ajo, edhe urdhërat e Berishës, edhe kërcënimet e Perëndimit.

Sa herë e kanë tepëruar në ekstrem dhe ka marrë mesazhe të qarta personalisht kundër tij, ai ka ndryshuar tipin e protestës, duke I gënjyer demokratët se kjo është një taktikë dhe duke u thënë të huajve, kaq fuqi kam përballë Berishës.

Rasti I djeshëm ishte më ekstremi. Në kulmin e ekstazës për dhunën mbi KZAZ, në kulmin e përpjekjeve për një përplasje fizike në Shkodër mes qytetarëve që mbështesin PS dhe disa rrogatërve të Bashkisë, dhe mbi të gjitha në kulmin e retorikës për përmbysje me dhunë, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi zgjodhën të shikojnë hallin e tyre, duke injoruar atë që kishin thënë disa orë më parë, pasi diplomatët perëndimorë trokitën në zyrën e tyre.

Deri tani një gjë është e qartë. Protestat u projektuan si një dhunë për përmbysjen e shtetit, por deri tani të vetmit që i kanë rrezikuar karrigen, është Lulzim Basha, pasi kanë bërë të qartë, që Ai e do dhe dëgjon Sali Berishën, derisa nuk rrezikohet e ardhmja e tij.

Mes presionit ndërkombëtar dhe presionit të Berishës, ai duket si një lavjerrës, që herë I dorëzohet njërit, e herë tjetrit.

Dje la në baltë Berishën, por s’di sa I sigurt ndjehet, të bërtas “fitore”. Fytyra reale e protestave, është në fakt karakteri I Lulzim Bashës, një qënie pa identitet politik, edhe I dhunshëm, edhe paqësor, edhe pro perëndimor dhe antipernëidmor, dhe hajdut edhe antikorrupsion, dhe vjedhës votash edhe luftëtar për votën e lirë,  edhe simbol I nepotizmit familjar dhe premtues i një shteti ligjor, edhe pastrues paresh ruse në Uashington, edhe luftëtar kundër pareve të pista në Shqipëri,  frymëzues molotovësh edhe adhurues trëndafilash… Si ti duhet për momentin!

Kjo është dhe drama reale e këtyre protestave. Edhe pse ato frymëzohen nga Sali Berisha, në fund kanë marrë formën e Lulzim Bashës. Dmth një gjë pa formë!

Komento

Komente

  • tini: 22/06/2019 20:55

    Mero Luli dhe Saliu dhe gjithmone padiskutim fiton Amerika

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?