Nuk ka ndodhur kurrë, në asnjë krizë politike në Shqipëri, që opozita të mos ketë së paku një qëndrim, ose një vizion të përbashkët, për zgjidhjen e krizës.
Pasi dështuan me djegien e mandateve dhe pengimin e zgjedhjeve lokale më 30 qershor, tani opozita ka së paku tri qëndrime zyrtare.
Qëndrimi i parë zyrtar është ai i Lulzim Bashës, i cili vazhdon flet për zgjedhje të reja pa Edi Ramën kryeministër, pa ndonjë afat të caktuar dhe pa ndonjë ide konkrete, se si do paraprihet nga ndryshime kushtetuese apo elektorale.
Brenda këtij qëndrimi ka nuancat e veta Kryemadhi, e cila thotë se ajo shkon në zgjedhje edhe me Edi Ramën.
Qëndrimi i dytë është i Ilir Metës, i cili thotë të bëhen zgjedhje më 13 tetor, duke qenë edhe zgjedhje parlamentare, edhe lokale, edhe presidenciale.
Por që të bëhen këto, duhen sërish ndryshime kushtetuese, të cilat duhen bërë gjashtë muaj para zgjedhjeve. As ky nuk ka ndërmend të japë ndonjë rrugëzgjidhje për këtë çështje.
Brenda këtij qëndrimi dhe ky ka një nuance, se thotë mund ta shtyjë 13 tetorin për një datë tjetër.
Qëndrmi i tretë dhe paksa më i qartë është i Sali Berishës, i cili nuk flet për zgjedhje dhe zgjidhje, por për përmbysje me armë në dorë. Kjo është më e thjeshtë për t’u kuptuar, se sa për t’u zbatuar, se u pa më 30 qershor.
Tani në kushtet kur qeveria ka marrë të gjithë pushtetet dhe pret me qetësi ndonjë ofertë serioze nga opozita, të ulen për ndryshime kushtetuese dhe për një reformë elektorale që të marrin garanci për zgjedhjet e radhës, sikur t’i ketë porsitur Edi Rama, udhëheqësit e opozitës janë në garë me njëri- tjetrin, që çfarë thotë njëri, të mos thotë tjetri.
Njëri përmend 13 tetorin, tjetri vazhdon merret me 30 qershorin, i treti i vërteti merret me revolucionin, pa llogaritur që të quajtuarit aleatë merren me llogaritë për rrogën që po u pakësohet.
Qëndrime të ndryshme kanë dhe për 30 qershorin. Në fillim thonë nuk e njohim dhe nuk lëshojmë bashkitë.
Pastaj bashkiakët në detyrë që e dinë se do t’i lirojnë, thonë do ankohen në Gjykatë Kushtetuese.
Oerd Bylykbashi po investohet të shpallë të pavlefshëm 30 qershorin, duke konsideruar si faktor që e bën NUL, pjesmarrjen e “Bindjes Demokratike”, edhe pse s’ka asnjë vendim Kolegji që të shpallë “Bindjen” të paligjshme në zgjedhje.
Kjo dukej qartë në vendimin që Bylykbashi i kishte shkruar gjyqtares së Durrësit, për të cilën kam frikë se nuk di as ta lexojë, e jo më ta mendojë, atë që ka shpërndarë.
Kështu, nën moton “gjithë fajin na e ka Bindja Demokratike”, PD ka lënë në hije Edi Ramën, që bëri zgjedhje pa PD, dhe po i mëshon rëndësisë që paska pasur pjesmarrja e “Bindjes” në ato zgjedhje.
Këtë nder zor se ja bën njeri Ramës, përveç Lulzim Bashës.
Tani para se të bëjmë thirrje për një pakt kombëtar mes qeverisë dhe opozitës, duhet të bëjmë thirrje një herë për një opozitë serioze, për një pakt brenda saj, për një qëndrim normal dhe realist, pikësëpari për ta.
Fakti që opozita jonë nuk e bën dot këtë, fakti që sekush prej tre kryetarëve të opozitës, ka qëndrimin e vet, do të thotë se të gjithë kanë frikë njëri- tjetrin për t’u bashkuar rreth një qëndrimi, pasi nuk duan të marrin përsipër faturën e revolucionit që dështoi.
Ky është problemi i tyre dhe mund ta zgjasin dhe më tej këtë festival qëndrimesh, por për të pasur një dritë në fund të tunelit, ata duhet së pari të bien dakord me njëri- tjetrin çfarë duan. Dhe nëse duan vërtet ta zgjidhin krizën e tyre, duhet të jenë dhe realistë në atë që duan.
Kjo që po bëjnë, është thjesht një mënyrë për të mos marrë askush faturën e asaj që bënë më 30 qershor dhe më herët në janar, me djegien e mandateve. Ngaqë të gjithë e dinë se kush e ka fajin, por s’guxojnë ta thonë me zë të lartë.
ANALIZE SHUME E SAKTE.FJALIA E FUBDIT "..TE GJITHE E DINE SE KUSH E KA FAIN POR ASNJE NUK E YHOTE.." ESHTE PER TE VENE DUARTE NE KOKE PER SALIN E LIKEN.SE LULI E MONA JANE DEBIL/E. -KTE E THONE 99.99% E SHQIPTARVE DHE I 100-TI JAM UNE.E GJITHE KJO KATRAURE 30 VJEÇARE E KA EMRIN SALI. -SALIU ESHTE FATKEQSIA KOMBETARE SHQIPERI-KOSOVE.PASI ASHIM THAÇI KA FOLUR SAKTE. -KJO ESHTE GATUAR NGA UDB QE NE VITIN 1974-ATHER KUR JU VU NOFKA "PENICILINE" E "BISTURIA". -TE GJITHA FIJET E LOJES POLITKE KRIMINALE NE SHQIPER POR EDHE NE BALLKAN I LOT SB,I CILI ME LOBIMET RUSE ME FIRMEN E LULIT KERKON QE BALLKANIN TA MBAJ SI " FUÇI BAROTI" SIDIKUR THOSHTE E.HOXHA. -KESHTU,SABOTIMI I REFORMES NE DREJTESI U BE NGA AI.DJEGJA E MANDATEVE U BE ME POROSI TE TIJ.PROTESTAT E DHUNESHME ME URDHER TE TIJ.TEORIA "RAMA IK" DHE QEVERIA TEKNIKE PO ME URDHER TE TIJ. -TASHME KA FUTUR NE LOJE MË ME FORCE PRESIDENTIN.SEPSE NUK PO GJEJNE RRUGEN E SHPETIMIT. -DHE RRUGA E SHPETIMIT SIPAS NENDIMIT TIM ESHTE SHUME E THJESHTE: 1-LIKJA TE JAPI DOREHEQJEN NGA KOLLTUKU PRESIDENCIAL..PASI PO LE NAM... 2-SALIU TE LARGOHET NGA PD E POLITIKA DHE TE SHKOI NE VIÇIDOL,PASI HELMOI PD DHE GJITHE VENDIN.AI NUK PO E KUPTON SE NUK E DO ME ASKUSH VEÇ FAMILJES SE TIJ.AI ESHTE KTHYER NE NJE TUMOR MALINJ NE TRUPIN E ÇDO SHQIPTARI TE NDERSHEM NE KTE VEND.. 3-PD+LSI TE REFORMOHET PA 4 KRERET KRYESOR QE JANE KAPUR ME VJEDHJE E VRASJE ME ZE E FIGURE NE 30 VITE. 4-ME PAS TE HARTOHET LIGJI ZGJEDHOR SIPAS OSBE/ODHIR DUKE KORIGJUARE ATO TE 2008. 5-NE 2021 TE BEHEN ZGJEDHJET EDHE PER BASHKIT QE KONGURUAN ME NJE KANDIDAT NE 30 QERSHOR. -VETEM KESHTU DREJTUESIT E PD+LSI DO TI VENE GISHTIN KOKES PER ATO QE BENE NE 6 MUAJ DESTABILIZIM NE SHQIPERI.BESOJ KY ESHTE MENDIMI I SHBA+BE QE NE VITIN 2017 KUR PUNUAN SHUME ME DREJTUESIT AVENTURJER TE PD+LSI DHE NUK U DEGJUAN ASNJEHERE.DHE RAMA E ZGJIDHI ME MARVESHJEN E 17-18 MAIT..SI E PAPRECEDENT NE BOTE. -RAMA NUK DUHET TU BEJ ASNJE LESHIM,PAVARSISHT THIRJEVE TE LIKE FLORIRIT PER NEGOCIATA. -ME KRIJIMIN E GJ.KUSHTETUESE DHE AFIRMIMIN E 30 QERSHORIT DO TE THOT: OPOZITA TE SHKOI PER SKRAP. Nnga ish ushtaraku madhor nallakastriot-jo anonim.
PërgjigjuStan me lepuj , nuk behet !
Përgjigju