Baze: Të refuzuarit e mëdhenj të Perëndimit, që bëjnë si të gëzuar

18 Tetor 2019, 21:08| Përditesimi: 18 Tetor 2019, 21:10

  • Share

Ndryshe nga sa mendohet, sot Shqipëria ka plot njerëz që ndjehen triumfatorë, por pa merita, për mos hapjen e  negociatave. Pak a shumë janë njerëzit politik të opozitës dhe plot mbështetës të tyre. Dhe janë të sinqertë në gëzimin e tyre.

Sot ata kanë dy gëzime. E para, që nuk janë hapur negociatat dhe e dyta, që ato kanë perspekitvë të keqe për të mos u hapur, pasi kjo mund të vonojë plotësimin e kushteve gjermane, të cilat e mërzisin opozitën më shumë se mos hapja e negociatave.

Por pa dashur të përsëris debatin e lodhshëm nga gjithë krerët e BE, për arsyet franceze të bllokimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Europa ka pas një arsye të fortë për të mos i hapur negociatat me Shqipërinë, por atë arsye e injoroi deri në fund.

Krye-arsyeja përse Europa mund të mos hapte sot negociatat, është kriza politike e Shqipërisë, mos pjesmarrja e opozitës në zgjedhjet e 30 qershorit, vet zgjedhjet e 30 qershorit, djegia e mandateve të opozitës dhe vazhdimi pa shpresë i kësaj krize politike. Edhe sikur Shqipëria të mos kishte kushtet gjermane, dhe sikur gjithçka të kishte shkuar vaj deri më 2019, me ato që kanë ndodhur politikisht këtë vit, Shqipëria nuk e meritonte hapjen e negociatave.

Fatkeqësia për opozitën e Shqipërisë është se Europa pikërisht këtë realitet e ka refuzuar dhe ta shikojë si problem, dhe e ka injoruar plotësisht.

E mbani mend sa herë na e ka përmendur Ilir Meta shkoni në zgjedhje më 13 tetor se më 18 nuk na hapen negociatat. Kurkush nuk e dëgjoi në Europë këtë gjë. Nëse ka një gjë të dhimbshme procesi cinik i refuzimit të negociatave me Shqipërinë, është fakti që Europa ka injoruar totalisht opozitën shqiptare, revolucionin e saj, djegien e mandateve, bojkotin e zgjedhjeve dhe vazhdimin e saj në rrugë.

Kjo është një dramë e madhe, një cinizëm i pashpirt i Bashkimit Europian ndaj opozitës në Shqipëri dhe një mbyllje sysh para problemit real të Shqipërisë.

Nuk them se për këtë e ka fajin Edi Rama, por është një problem që Edi Ramës dhe Shqipërisë ja ka shkaktuar opozita. Fakti që ky problem injorohet, është goditja më e madhe e mundshme që mund t’i bëhet opozitës sonë, edhe pse vendi është ndëshkuar për arsye franceze.

Dhe kjo ironi vazhdon dhe më tej. Lulzim Basha, që nuk la gjë pa bërë të pengonte negociatat për këto arsye, u injorua plotësisht dhe nuk ja doli dot as me lobistë të paguar në Gjermani, të bllokonte Shqipërinë. Përkundrazi, Merkel u bë avokatja e madhe e Shqipërisë.

Dhe jo vetmë që nuk ja doli t’i përdorë këto arsye për të bllokuar Shqipërinë, por dhe sot, që për arsye franceze, Shqipëria dhe Maqedonia u refuzuan, ai nuk guxon të kërkojë zgjedhje të parakohshme, por vjen vërdallë duke kërkuar pushtet në tavolinë.

Bllokimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është një ngjarje që do të rëndojë gjatë në historinë e Bashkimit Europian. Ajo do të jetë histori më vete, për atë se si mund ta fundosë të ardhmen e BE, por dhe të ardhmen e këtyre dy vendeve, për shkak të Francës, një vendi i cili në fakt nuk ka asnjë lidhje me të dy vendet, viktima në rajon.

Herën e fundit kur Franca ka “ndihmuar” Shqipërinë, ishte kur Sarkozi detyroi  Sali Berishën t’i blinte 70 milionë euro helikoptera, me kusht që ta lejonte të dorëzonte kërkesën për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtar, pasi nuk i pranonin as dorëzimin e kërkesës në kutinë postare të BE. Dhe si përfundim, megjithë çmimin e shtrenjtë që pagoi Berisha, statusi u mor nga Edi Rama më 2015.

Të gëzuarit shqiptarë për bllokimin e negociatave, sot ndjehen të gëzuar që mund të vonojmë të plotësojmë  kushtet gjermane, që janë SPAK, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, ndëshkimi i zyrtarëve të lartë etj, që në fakt e kanë çmendur pa filluar ende Ilir Metën e Sali Berishën.

Po ashtu ndjehen të gëzuar që tani Perëndimi po bëhet diçka relative për shqiptarët, dhe jo një destinacioin strategjik. Dhe kjo është e vetmja hakmarrje që ata kanë ndaj faktit, që revolucioni i opozitës, bllokimi i zgjedhjeve dhe Parlamentit, dhe zhytja e vendit në krizë politike, u injorua dhe nuk u bë kurrë arsye nga Perëndimi për të bllokuar negociatat.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?