Baze: Thellohuni edhe pak, kush ua solli 'shtrigën' Jozefinë!

15 Gusht 2019, 20:44| Përditesimi: 15 Gusht 2019, 20:46

  • Share

Në PD më shumë janë mërzitur që nuk ka ikur Jozena, se sa që ka ikur Valdrini. Partia e cila ka të drejt të festoj, pasi ka vrarë një kryebashkiak, ende pa marrë detyrën, është në hall, se si të bëj gurë më të urryer për demokratat Jozenën, se sa Valdrinin. Dega e PD në Shkodër e ka akuzuar se ka mbështetur Valdrinin për drejtor në kohë të Berishës, pastaj me  rradhë, aq shumë akuza, sa vetëm për “Gërdecin”, “Rrugën e Kombit” dhe “21 Janarin” nuk dilte e implikuar.

Pastaj gjithë të zezat e tjera të PD në pushtet i kishte bërë Jozena. Bile dhe për Ciljetën dhe Greta Kocin kjo paska qenë sponsore. Kot thonë që nuk i do gratë dhe akoma më kot i paskemi rënë më qafë Flamur Nokës si sposor i tyre, pasi e kemi fut në sherrë dhe me gruan. Duket qartë që është një fushatë e orkestruar nga Basha, por është shumë e paqartë përse i duhet armike Jozena Topalli tani dhe pse do të shpjegoj të gjithë idjotësitë e PD në të shkuarën, me Jozenën.

Jozena Topalli shkoi në PD, kur PD i kishte të gjitha dhe vetëm pas gjashtë muaj, nuk kishte asgjë. Ajo është pjesë e një memorie historike të PD, nga ato që u desh të përballej me një opozitë të egër dhe të identikohej me një luajlitet shpesh të padurueshëm me Berishën. Kjo e bëri atë gurë politike në PD. Lulzim Basha ja ndërpreu karrierën me brutalitet, dhe për këtë duhet cmuar si njeri që di të identikoj rreziqet. Bashkë me të, Basha hoqi cdo politikan të para vitit 2005 dhe një pjesë të atyre të 2005, që i bënin hije.

Pasi i hoqi, pasi u ndërpreu karrierën politike me rregulla antidemokratike, pasi tentoi të bëj pazar me Edi Ramën më 2017, për të shpëtuar nga efektet e heqjes së tyre dhe pasi e pësoi me 240 mijë vota më pak, nga ky akt , tani rruga më e mirë do ishte ti merrte me të mirë dhe ndoshta dhe ti gënjente Jozenën dhe të ngjashmit e saj. Demonizimi I Jozenës në sytë e demokratëve, është qesharak. Akoma më qesharak është identifkimi I gabimeve të PD me Jozenën.

Me këtë kriter na del që Berisha paska qenë një kukull dhe Jozena kishte gjithë pushtetin. Jo se fyhet Berisha në këtë rast, por minimumi kur i kërkoni llogari Jozenës pse ka mbështetur Valdrinin në PD dhe Edi Ramës pse e ka mar Valdrinin dhe e ka ribër drejtor dhe kryetar bashkie, duhet ti  kërkoni llogari dhe Berishës pse u ka sjell Jozenën, që qenka kaq kriminele. Pale pastaj kur të vij ora të shani Lulin për këto që bën. Do tu duhet t'i kërkoni llogari Argitës pse ua solli...

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?