Ilir Meta ka kërkuar mbështetjen e partive opozitare për zgjedhje të jashtëzakonshme. Në takimin e sotëm, por dhe në taktikën e tij politike të ditëve të fundit, ai po shikon mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme brenda 45 ditëve, si mundësinë që të realizojë asgjësimin e Parlamentit dhe Qeverisë, të cilat janë dy institucionet që kanë në dorë fatin e tij.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme, janë zgjedhje që i prodhon Parlamenti, kur shumica humbet numrat në Parlament, dhe kur kryeministri dëshiron të shkojë vetë në zgjedhje.
Me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 45 ditësh, nëse kryeministri votëbeson vetveten dhe e humbet me dëshirë votimin.
Kundërshtarët e tij në Parlament kanë të drejtë vetëm të provojnë nëse janë shumicë, duke paraqitur një kandidaturë tjetër për kryeministër, dhe nëse e arrijnë shumicën, mund të bëjnë hapin e dytë për të rrëzuar vetveten, që të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Kushtetuta nuk i njeh askujt tjetër të drejtën të shpërndajë Parlamentin, para mbarimit të mandatit.
Ilir Meta e ka të qartë këtë. Por meqë tani është bërë modë, që mund të nxjerrësh dekrete që nuk t’i lexon njeri, ai po përpiqet të krijojë idenë se është gati të shpërndajë dhe Parlamentin, dhe ta çojë vendin në zgjedhje 45 ditëshe, dhe për këtë do siguri nga opozita.
Nuk ja vlen t’i hyjmë debatit ligjor për këtë çështje, pasi ai nuk ka asnjë shans.
Nuk ja vlen as të diskutojmë seriozisht për Reformën Zgjedhore dhe nevojën e saj për zgjedhje të lira dhe të drejta.
Halli i Ilir Metës nuk janë zgjedhjet, por një zgjidhje për të mos pasur Qeveri dhe Parlament këto 45 ditë, se mund ta shkarkojnë.
Jo se po nxori dekret Ilir Meta, nuk ka Qeveri e Parlament, se ato do vazhdojnë punën, por ai tani ka kohë që është President i një Republike imagjinare, ku zgjedhjet lokale nuk janë bërë më 30 qershor, sipas tij, por më 13 tetor, ku anëtare e Gjykatës Kushtetuese, sipas tij, nuk është Arta Vorpsi, por Marsida Xhaferllari, dhe ku Parlament e Qeveri, nuk quhen këta që janë, por ata që do të shpallë Ilir Meta, nga frika e shkarkimit.
Pra nuk bëhet fjalë për ndonjë nevojë të opozitës për zgjedhje të jashtëzakonshme, as për ndonjë nevojë të vendit.
Bëhet fjalë për një hall të Ilir Metës, për të cilin ai mendon se zgjidhet, sikur ai të bëjë, se nuk ka më Parlament dhe Qeveri.
Kështu e kompleton Republikën e tij imagjinare, me Gjykatë Kushtetuese të vetën, me Qeveri të vetën, me Parlament të vetin, me datë zgjedhjesh të vetën.
Por kjo është e gjitha një ëndërr, dhe kur të zgjohet prej saj, do të jetë në shtëpi.
Ha kur te zgjohet nga endrra do jete ne shpi.... ti bej fresk Monikes
PërgjigjuMos e vini re. Ka kohe qe ka lajthitur. Esht ber per ti qar hallin. Ky ushtari i sali qenit esht dhe domosdo punon per te. Po keshtu sic duken bathet e genjen mendja te shkretin. SA GJYNAH debili!!!!
Përgjigju