Bota

BE marrëveshje të jashtëzakonshme me Pfizer-BioNTech për 1.8 miliardë doza potenciale vaksinash anti-COVID

8 Maj 2021, 12:58| Përditesimi: 8 Maj 2021, 13:01

  • Share

Në përpjekje për të siguruar imunitetin e tufës, Bashkimi Evropian ka njoftuar se kanë rënë dakord  për një zgjatje të kontratës me kompaninë farmaceutike Pfizer-BioNTech, për një sasi prej 1.8 miliardë doza vaksinash kundër COVID-19 deri në vitin 2023.

Lajmin e dha Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen me anë të një postimi në Twitter se zyra e saj "sapo ka aprovuar një kontratë për 900 milion doza të garantuara dhe 900 milion doza të mundshme për vitet 2021-2023”.

Kontrata e re, e cila ka mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së, do të përfshijë jo vetëm prodhimin e vaksinave, por gjithashtu sigurimin që të gjithë përbërësit për to do të vinë nga vendet anëtare.

Komisioni Evropian aktualisht ka siguruar një sasi prej 2.3 miliardë doza nga disa kompani farmaceutike.

Presidentja e Komisionit theksoi se tanimë fushata është përqendruar në përshpejtimin e vaksinimit, përballimin e varianteve të reja dhe vaksinimi I fëmijëve dhe adoleshentëve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?