Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka theksuar se Shqipëria duhet të forcojë luftën kundër krimit të organizuar si prioritet për pranimin e saj në BE. Me një postim në twitter, Soreca shkruan se ekspertë të huaj nga Spanja, Holanda dhe Italia do të ndihmojnë Shqipërinë në luftimin e krimit të organizuar.
"Lufta kundër krimit të organizuar është një përparësi kryesore për BE të pranimit të Shqipërisë. Prandaj, rëndësia e këtij projekti që i ofron autoriteteve të Shqipërisë, ekspertiza teknike që vjen nga disa shtete anëtare të BE-së, si Spanja, Holanda dhe Italia. Një skuadër e vërtetë në Europë", shkruan Soreca.
Projekti i 'Luftës kundër krimit të organizuar në Shqipëri përmes hetimit kriminal dhe financiar" i financuar nga BE me një buxhet prej 5.5 milionë euro. Projekti mbështet agjencitë shqiptare të zbatimit të ligjit, policia dhe disa institucione të tjera ligjzbatuese. BE vë në dispozicion 5.5 milionë euro për Shqipërinë në luftën kundër krimit të organizuar dhe thuajse gjysma e këtij fondi do të shkojë vetëm për pajisjet e reja, mbi 2.4 mln euro. Ky investim është për modernizimin e infrastrukturës së Policisë dhe organeve të tjera. Projekti do të rrisë cilësisht kapacitetet në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës në Shqipëri përmes trajnimesh apo gjërave të ngjashme, si dhe do të përmirësojë metodat e hetimit përmes mbështetjes me pajisje të teknologjisë së lartë, programesh kompjuterike si dhe asistencës së përditshme përmes pranisë fizike të ekspertëve europiane.
Lajmi kryesor: