BE nuk njeh zgjedhjet në Bjellorusi! Merkel: As të lira e as të drejta! (Dështojnë negociatat e kancelares me Lukashenkon)

19 Gusht 2020, 19:27| Përditesimi: 19 Gusht 2020, 20:21

  • Share

BJELLORUSI- Pas mbajtjes së samitit me liderët e Europës vendosën që të mos njihnin zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, të cilat nxjerrin fitues Alexandër Lukashenko, duke iu përgjigjur kështu thirrjes së opozitës në Bjellorusi. Kancelaria Gjermane, Angela Merkel  i quajti zgjedhjet në Bjellorusi “as të lira e as të drejta”.

"Bashkimi Europian nuk ka asnjë dyshim se zgjedhjet e 9 Gushtit janë mbajtur në kundërshtim masiv të procedurave zgjedhore, duke çuar ne një rezultat jo te vërtetë", thuhet në deklaratë.

Për sa i përket zgjedhjeve, ato janë fituar nga Alexnder Lukashengo, i cili ka qeverisur vendin për më shumë se 26 vite, dhe ka marrë tashmë mandatin e tij të gjashtë, pasi i kanë atribuar 80% të votave nga Komisioni Zgjedhor. Këto rezultate kanë  shkaktuar protesta masive te cilat janë shoqëruar me një dhune të paprecedent nga institucionet e sigurisë në Bjellorusi kundrejt protestuesve duke shkaktuar dhe dy të vdekur dhe mbi 7000 te lënduar.

Bashkimi Europian ka vendosur që të implementojë sanksione kundër të gjithëve zyrtarëve te lartë në Bjellorusi, me akuzat e  mashtrimit elektoral dhe dhunës kundrejt protestuesve. Në 2016, BE përforcojë sanksionet e vendosura më para kundër Lukashenko, për arsye të përkeqësimit të respektimit të të drejtave të njeriut.

Tentativat e Merkel për ndërmjetësim me Lukashenko kanë dështuar pasi ai nuk ka pranuar që të flasë me kancelaren në telefon.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?