Presidenti Bajram Begaj

Begaj niset drejt Malit të Zi, merr pjesë në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit

7 Tetor, 12:14| Përditesimi: 7 Tetor, 12:23

  • Share

Presidenti Bajram Begaj, u nis sot për në Malin e Zi, ku do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit.

Gjatë Samitit, Begaj do të takohet me homologët e tij, si dhe me përfaqësues të shqiptarëve në Malin e Zi.

Samiti i Procesit Brdo-Brijuni do të mbahet më 8 Tetor 2024 në Tivat, ku të pranishmit do të diskutojnë mbi zgjerimin e bashkëpunimit rajonal, si dhe përshpejtimin e procesit të integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Procesi Brdo-Brijuni është një mbledhje shumëpalëshe e përvitshme e krerëve të shteteve në Ballkanin Perëndimor. Kjo nismë u lancua në vitin 2013 nga presidenti slloven Borut Pahor dhe ai kroat Ivo Josipoviq.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?