Taufiq Bin Fauzan al-Rabiah dhe Bajram Begaj

Begaj takim me ministrin saudit: Arabia Saudite, mbështetje për Shqipërinë në momente të vështira

28 Tetor, 15:20| Përditesimi: 28 Tetor, 15:25

  • Share

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim Ministrin e Haxhit dhe Umres së Arabisë Saudite Taufiq Bin Fauzan al-Rabiah.

Në fokus të këtij takimi ishin marrëdhëniet shumë të mira politike në interes të bashkëpunimit dhe të zhvillimit të një agjende dypalëshe, mundësitë e  rritjes së bashkëpunimit ekonomik, si dhe mbështetja për njohje të reja të Kosovës.

Begaj i shprehu Ministrit saudit të Haxhit dhe Umres falënderime për ndihmën humanitare dhe financiare që Arabia Saudite ka dhënë ndër vite për Shqipërinë në momente të vështira.

Njëherazi, Begaj u shpreh për hapësirat që mund e duhet të shfrytëzohen për të rritur bashkëpunimin ekonomik, investimet direkte, si dhe mundësinë e vendosjes së një linje direkte mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite, gjë që do të ndikojë pozitivisht jo vetëm në numrin e turistëve, por edhe në shkëmbimet tregtare mes dy vendeve.  

Begaj vlerësoi njohjen dhe mbështetjen e Kosovës nga Arabia Saudite, teksa kërkoi ndihmën për të zgjeruar numrin e këtyre vendeve.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?