Bajram Begaj dhe Abdullah Mohammed Ibrahim Al-Sheikh

Begaj takon Kryetarin e Parlamentit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, fokusi tek forcimi i marrëdhënieve dypalëshe

25 Qershor, 14:29| Përditesimi: 25 Qershor, 14:31

  • Share

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim Kryetarin e Parlamentit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Abdullah Mohammed Ibrahim Al-Sheikh.

Biseda u fokusua në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe në bashkëpunimin në organizatat ndërkombëtare.

Presidenti Begaj shprehu mirënjohje për ndihmën humanitare dhe financiare që Arabia Saudite i ka dhënë Shqipërisë ndër vite.

Në takim është vlerësuar fakti se intensifikimi i kontakteve të nivelit të lartë përgjatë viteve të fundit ka dhënë rezultat në forcimin e bashkëpunimit ekonomik, teksa Presidenti Begaj shprehu bindjen për avancimin e kësaj agjende dypalëshe.

Presidenti i Republikës i përcolli Kryeparlamentarit saudit përgëzime për mbështetjen ndaj Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ndërsa theksoi nevojën e lobimit të Arabisë Saudite me ato shtete të Organizatës së Bashkëpunimit Isamik (OIC) dhe të Ligës Arabe që ende nuk e kanë njohur atë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tuku: 25/06/2024 17:46

    Sa shume i qokave eshte ky presidenti yne????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?