Bejko: Berisha na denigron në takime me lekët e Gërdecit! Familja e tij ka marrë 62 leje ndërtimi nga Erion Veliaj

26 Prill 2023, 22:41| Përditesimi: 26 Prill 2023, 22:45

  • Share

Nga Tufina ku u ndal për të prezantuar programin e tij, kandidati i PD për Tiranën Roland Bejko akuzoi se familja e Berishës përfiton tendera nga Veliaj. Ai shtoi dozën e akuzave ndaj Sali Berishës, për të cilin tha se takimet i financon me paratë që përfitoi nga fabrika e demontimit të armëve në Gërdec.

“62 leje ndërtimi ka marrë nga Erion Veliaj familja e Berishës që nga mëngjesi e në darkë del e i merr të gjithë në gojë ata që nuk janë me të. Deri dje unë për ta isha heroi i demokracisë dhe sot ushtria e Berishës që paguhet me lekët e Gërdecit dhe na denigrojnë figurën tonë”- u shpreh Bejko.

Ai tha se këto sulme ndaj tij dhe zyrtarëve të tjerë të PD-së, vijnë sepse nuk pranojnë të jenë në krahun e Berishës.

“Mohojnë gjithçka që kemi bërë për PD-në na bëjnë të zinj e të poshtër. Pse? Ne nuk kemi lëvizur nga PD, jemi aty ku kemi qenë”- shtoi kandidati i PD për bashkinë e Tiranës.

Bejko tha se PD me të vërtetën me vete, do të përfaqësohet denjësisht në zgjedhje, me një plan që do të lehtësojë trafikun dhe do të ulë taksat e qytetarëve.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lation: 27/04/2023 06:01

    Bravo Bejko! Fushate me te forte se jotja ska pare historia! Nuk po e le te marre fryme kundershtarin.... e opozites!

    Përgjigju
  • Trifon: 26/04/2023 23:53

    Forca Bejko!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?