Politikë

Roland Bejko bën analizën e humbjes: Kandidatët punuan për të parin në listë, ndryshe nga PS! PD ka mbajtur qëndrime të kundërta me ndërkombëtarët! 3 sfidat e Bashës

21 Korrik 2021, 12:59| Përditesimi: 21 Korrik 2021, 13:48

  • Share

TIRANË- Atë që nuk e bëri PD në Kuvendin Kombëtar, e bën Roland Bejko, anëtar i Këshillit, në studion e Report Tv. Bëhet fjalë për analizën që çoi demokratët në humbjen e zgjedhje në 25 prillit. Ai u ndal në qarkun e Gjirokastrës, ku emri i tij ishte renditur i dyti në listë. Për Bejkon, PD-ja i kishte të gjitha shanset për të marrë dy mandate, por "u luajt" gabimisht dhe gabimi nis që nga vendosja e emrit të Tritan Shehut i pari në listë dhe më pas në mënyrën e të bërit fushatë. Ai tha se e gjitha dega bënte fushatë për të parin e listës, në një kohë që demokratët e kishin të sigurt marrjen e një mandati dhe duhej luftuar për të dytin. Ndryshe bëri PS-ja, tha Bejko për studion e Report Tv, që sipas tij i pari dhe i dyti i listës së PS-së punonte për kandidatin e renditur të tretin.

"Gabimi u bë që në fillim në vendosjen e kandidati, ai bëri të gjitha makinacionet për ta marrë me çdo kusht pozicionin për të qenë i pari në Gjirokastër, dhe po të qëndronte në shtëpi, një kandidat i PD do e merrte. Unë nuk e pranova të isha i dyti, se ky çift ka qenë dhe  2017, baza më propozoi mua dhe bëri një sondazh PD që duhet ta shikonte të drejtë dhe kjo nuk u bë, duhej me profil lokal, se aty ka vota është qark i vogël dhe do të duhej të operohej me njohje personale dhe prirja e këtij zotërie në qarkun e Gjirokastrës ishte shokuese dhe nuk e motivioi PD, brenda partisë u luajt keq. Mua nuk më interesonte vota personale, s'e s'më duhej vota preferenciale dhe misioni im të ishte të mbështesja të parin, unë preferova që i dyti të ishte Vangjel Tavo, por LSI nuk e pranoi se nuk ra dakord në terma të përgjithshëm dhe kjo skemë nuk u pranua. Unë u preka nga COVID dhe u humb filli i fushatës dhe në 10 prill kam konstatuar që PD ka qenë shumë afër marrëveshjes së mandatit të 2, kam ngritur alarmin, që fokusi të mos ishte për të marrë të parin, por të dytin, PS e përqendroi te i treti, i pari dhe i dyti punonte për të tretin, në Gjirokastrës në PD punohej për të parën. Kjo bëri që dhe njerëzit që më mbështetësit të strukej", tha Bejko.

I ftuar në "Sot Live në Shqipëri", Bejko ka prezantuar edhe 3 sfidat me të cilat sipas tij do duhet të përballet Lulzim Basha.

"Sfida për të rikthyer besimin brenda demokratëve, mobilizimi i tyre, rimëkëmbja e strukturave dhe qartësia në kryerjen e veprimeve politike duke vendosur objektiva të qartë. PD duhet të synojë të fitojë zgjedhjet lokale dhe nuk duhet të gjejë justifikime, PD duhet t'i vendosë kusht qeverisë dhe ndërkombëtarëve që nuk mund të futet në këto zgjedhje me këtë reformë territoriale dhe më këtë kod zgjedhor dhe për ketë duhen bindur ndërkombëtarët", tha ai.

Bejkoi shtoi se marrëdhëniet e PD me ndërkombëtarët janë më të ftohta se më parë. Kjo sepse sipas tij ka marrë vendime që kanë shkuar në kundërshtim me ndërkombëtarët. Një prej tyre ishte dorëzimi i mandateve apo edhe mos futja në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, por pa përmendur në asnjë moment qëndrimin që kanë mbajtur demokratët në raport me shpalljen 'NON GRATA' të Sali Berishës.

"PD ka mbajtur qëndrime me kundër sens për ndërkombtarët", tha ai.

Në një kohë që Kuvendi Kombëtar i PD-së u shoqërua me kritika, Bejko ka listuar disa nga aspektet pozitive që u shënuar nga punimet e tij.

"Kam pritur që PD dhe Basha duhet të ishte lajmi pas kongresit, por këtë hapësirë e zuri Mark Marku dhe diskutantë të tjerë, debatin e zuri ajo çka nuk u bë dhe jo ajo që u bë. Në këtë kongres u bë mirë se pati 20% hyrje të të rinjve, janë kontributor në procese demokratike, por edhe në aksionet e saj politike. Një gjë që s'më pëlqen, por le ta shohim si pozitive, është kuota e grave, jam dakord që të ketë gra brenda partisë, por me meritë dhe jo kuota, aspekti i tretë pozitiv ishte që këtë proces e ka bërë me debate të forta ku ka pasur liri dhe jo bllokime. Gara që u bë për kryetarin e PD ka qenë një garë reale, me shumë vërejtje, se mund të bëhej më mirë dhe mbi të gjitha është dhe çështja e kohës. Kanë qenë proceset në vijim që nxituar PD të bënte zgjedhje të shpejta", shtoi ai.

Në fund dhe një këshillë për Lulzim Bashën.  

Basha duhet t'i qëndrojë larg adrenalinës që të jep pushteti personal. Basha duhet të punojnë në ekip, modelin e autoratzimi e kemi përballë, është Rama. Ai duhet të ofrojë modelin e një lideri demokratik, duhet të konsolidojë profilin e tij të një lideri demokratik, që të punojë me ekip, ai që evidenton, njeh dhe korrigjon problemin dhe Bashës nuk i mungojnë këto, por duhet ta bëjë se është emergjente, ka një shkëputje të forta nga anëtarësi dhe selia", përfundoi Bejko për Report TV. 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beus: 21/07/2021 12:19

    Po ti nuk ze mend o Lanti cdo 2 muaj mjaullin je shum I Vogel te maresh me goje tritanin .ti ske 20 vota ne ter qarkun PSE llap kot .te jet per ty PD nuk mer mandat fare aty je ber si mero baze .ty ste ndaloje kush te beje votat e mandatit te dyte .rri urte se le nam

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?