Bejko në Report Tv: Fushata jonë përçoi shpresë, 3 arsyet pse si kandidat mora më pak vota se partia! Në PD persona 'që lëvizin fijet'! Berisha u braktis nga demokratët - Shqiptarja.com
Politikë

Bejko në Report Tv: Fushata jonë përçoi shpresë, 3 arsyet pse si kandidat mora më pak vota se partia! Në PD persona 'që lëvizin fijet'! Berisha u braktis nga demokratët

18 Maj 2023, 18:30| Përditesimi: 18 Maj 2023, 20:37

  • Share

Roland Bejko, i cili në garën për kryetar të Bashkisë së Tiranës doli i katërti më 14 maj, thotë se e rëndësishme është që fushata që ai zhvilloi ka marrë një vlerësim të gjerë nga opinioni publik. I ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv Bejko tha se fushata e shkurtër por shumë dinamike në ide përçoi shpresë te shqiptarët.

“Kishim një program gjithëpërfshirës, ku e gjithë shoqëria e Tiranës gjente veten. Ne bëjmë një fushatë të shkëlqyer dhe arritëm të rikuperonim diçka nga ajo që kishim humbur. Ligjërimi ynë  i dha shpresë  shqiptarë”, tha Bejko.

I pyetur nga gazetari Arbër Hitaj për diferencën mes votave të tij dhe ato për Partinë Demokratike, Bejko tregoi 3 arsye, njëra prej të cilëve ishte përplasje në vetë ‘kupolën’ drejtuese të PD.

“Ishte i prishëm ky lloj handikapi. Janë 3 kategori të cilat e ushqyen këtë votë: Janë ata të cilët mendonin se Bejko nuk fiton kështu që po ia japim PD-së por votojmë një tjetër që ka qenë me ne, Këlliçin. Nga ana tjetër pati drejtues dhe anëtarë kryesie të cilët ishin që partia të mos kishte kandidatë dhe ata nuk punuan. Pati degë në Tiranë ku unë nuk zhvillova dot asnjë takim.  E treta janë ata qytetarë të cilët nuk votuan për Ilir Metën, që e duan PD-në dhe e kanë votuar si parti por kanë votuar Këlliçin si kandidat. Natyrisht problemi i PD-së dhe ndarja e madhe do ta kishte këtë reflektim. A më kanë dëmtuar mua? Mua personalisht falas”, tha Roland Bejko.

Ish kandidati për kryebashkiak u shpreh se e ardhmja do të jetë më e mirë, pasi e rëndësishme është të rezistosh në mesazhin tënd.

“Më thotë një qytetar që kam takuar sot ‘Ju nuk duhet të mërziteni se nuk mund të merrnit votën menjëherë, e rëndësishme është që të përcillni sigurinë’. Pra, kështu ndodh. Aleati im më i madh është e vërteta. Në të gjitha këto 32 vite në politikë më ka mbajtur e vërteta. Këto aleancat e shkurtra, marrëdhëniet fluide dhe marrëveshjet nën rrogoz janë shumë afatshkurtra”, tha Bejko.

Roland Bejko thotë se dorëheqja e Enkelejd Alibeajt ishte e papritur për të pasi nuk e ish kryetari tashmë nuk e kishte diskutuar me askënd. Bejko tha në ‘Studio Live’ në Report Tv se nesër nuk do të ketë një mbledhje kryesie pasi nuk është njoftuar askush. Ai la të kuptohet se dikush e kishte bërë me qëllim diçka të tillë.

I pyetur nëse Sali Berisha duhet të vijojë të jetë pjesë e PD-së edhe nëse nuk do jetë kryetar, Roland Bejko e refuzoi kategorikisht si mundësi, duke thënë se koha e tij ka përfunduar. Ai tha se çdo person i shpallur non-grata vetëm sa e dobëson Partinë Demokratike me praninë e tij dhe argumentoi se edhe në zgjedhjet vendore të 14 majit, u tregua se Berisha është refuzuar nga demokratët, duke marrë 200 mijë vota më pak se Basha dhe Kryemadhi.

Sa i takon mundësisë së rikthimit të Bashkës në krye të PD, Bejko tha se ristrukturimi i partisë duhet të nisë me një plan organizativ dhe hapje ndaj forcave të tjera të djathta. Ai shtoi se të gjithë ata të cilët janë rreshtuar përkrah Berishës do ta braktisin sepse do të shohin se me të nuk mund të fitojnë zgjedhjet.

Ora 18:41
Dorëheqja e Alibeajt, Bejko: S’na njoftoi, Berisha të ikë urgjent! S’ka mbledhje kryesie se dikush që ‘luan fijet aty’ nuk njoftoi! Të nisim menjëherë riorganizimin

 

Roland Bejko thotë se dorëheqja e Enkelejd Alibeajt ishte e papritur për të pasi nuk e ish kryetari tashmë nuk e kishte diskutuar me askënd. Bejko tha në ‘Studio Live’ në Report Tv se nesër nuk do të ketë një mbledhje kryesie pasi nuk është njoftuar askush. Ai la të kuptohet se dikush e kishte bërë me qëllim diçka të tillë

“Z. Alibeaj nuk e ka diskutuar me askënd dorëheqjen. E ka dhënë vetë. Duhet ta bënte diskutimin, më tha që ‘nëse do ta flisnim ju do të ndikonit të ndërroja mendjen’. Nuk ka një njoftim për mbledhje kryesie. Nuk është bërë njoftimi nga një sekretar aty që është në parti. Seç po luhet aty. Njoftimi nuk është bërë dhe s’ka mbledhje nesër. Kjo më duket e padrejtë.  Dorëheqja e Alibeajt ka ndikuar jo pozitivisht pasi na gjeti të papërgatitur neve që jemi në vijën e parë të zjarrit. Dorëheqja zhvendosi debatin, sepse tema e ditës duhet të ishte ajo e Berishës nga pala tjetër që kishin si objektiv fitoren. Ai dështoi në mënyrë të plotë, tha që gjoja do të mbronte votat e shqiptarëve dhe do të fitonte. Gjithsesi z. Alibeaj është një personazh me karakter dhe zbatoi vendimin e Kryesisë së PD që menjëherë pas zgjedhjeve i mbaronte mandati Alibeajt dhe niste ristrukturimin”, tha Bejko.

Ai bëri thirrje që riorganizimi i PD të nisë urgjent.

“Atij që i lëviz fijet në PD që një orë e më parë të nisin procesin në PD. Procesi të drejtohet nga një grup kolegjial dhe jo nga një individ. Demokratët të bashkohen dhe të vijnë”, u shpreh Bejko.

Ora 18:37
Mundësia që Berisha të vijojë të jetë pjesë e PD-së, Bejko: Mish malinj në trup të shëndoshë! Duhet të shkojë në shtëpi, i ka mbaruar koha

 

I pyetur nëse Sali Berisha duhet të vijojë të jetë pjesë e PD-së edhe nëse nuk do jetë kryetar, Roland Bejko e refuzoi kategorikisht si mundësi, duke thënë se koha e tij ka përfunduar.

Ai tha se çdo person i shpallur non-grata vetëm sa e dobëson Partinë Demokratike me praninë e tij dhe argumentoi se edhe në zgjedhjet vendore të 14 majit, u tregua se Berisha është refuzuar nga demokratët, duke marrë 200 mijë vota më pak se Basha dhe Kryemadhi.

“Nuk e di nëse duhet dikush me statusin non grata të rrijë si ai mishi malinj në trup të shëndoshë. PD duhet të jetë e zhveshur nga këto sentimente. Secili nga ne ka një kohë, të cilën e konsumon. Berisha duhet të shkojë në shtëpi se po i merr në qafë demokratët. Ka marrë 250 mijë vota më pak se Basha. Është në koalicion me Metën nëse heqim edhe 100 e ca mijë vota të Metës, i bie që Berisha të jetë njëjtë me PD-në. Ato vota që ka marrë Berisha janë marrë aty ku PD nuk ka pasur kandidatë për kryebashkiakë”- tha Bejko.  

Sa i takon mundësisë së rikthimit të Bashkës në krye të PD, Bejko tha se ristrukturimi i partisë duhet të nisë me një plan organizativ dhe hapje ndaj forcave të tjera të djathta. Ai shtoi se të gjithë ata të cilët janë rreshtuar përkrah Berishës do ta braktisin sepse do të shohin se me të nuk mund të fitojnë zgjedhjet.

“Unë besoj tek sistemi, nuk besoj tek individi, dua që ristrukturimi i PD të fillojë pikërisht aty, të përcaktohen termat sesi do funskionojë PD në planin organizativ dhe atë të termave.  E rëndësishme është të ketë një kryetar që të hapë PD-në, të ketë një konfederatë të së djathtës, t’u bëhet thirrje atyre demokratëve që nuk e gjennë veten tek Berisha, ta kenë derën e hapur tek PD. Ajo që do ndodhë sot tek krahu i Berishës, është se do ta braktisin, do kthehen se do e shohin se me të nuk fitojnë dot zgjedhjet” – shtoi Bejko.

K.T./KT/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miku: 18/05/2023 23:00

    Ky zoteria i ka shku mbrapa Berishes shume vite, tani predikojne distancimin nga Berisha (si Edit Harxhi). Pre, ne presim ndryshimin nga keta?

    Përgjigju
  • Cani: 18/05/2023 21:43

    Ik o Bejko se dhe Arlind Qorri pa parti mori shume me teper vota se ty o i mbaruar !!! Ti minimalisht jo vetem qe nuk duhet te flasesh por duhet ta mbyllesh nje here e pergjithmone llogjiken me politiken !!!

    Përgjigju
  • GAZDA GRGA -MACJA E Z. MAQOKU I B.: 18/05/2023 21:42

    Berisha thes i shtjerrun si plak i pa cipë që është ende lyen edhe flokët me ngjyrë dhe gel ndodh vetëm te disa pseudo politikan të shtjerrur të disa vendeve arabe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?