Politikë

Bejko në 'Repolitix': Basha 'pakt' me SHBA që të 'shpëtonte' Berishën! Ish-kryeministrit po i mblidhen firma edhe Këshilltarë të Metës! Do të marrë PD që ta ketë si mburojë të arrestimit nga SPAK

11 Nëntor 2021, 21:42| Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 23:51

  • Share

TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko ka artikuluar shkurt e qartë, atë që sipas tij është qëllimi kryesor i Sali Berishës, motivet pse do Partinë Demokratike në një kohë që është shpallur 'Non Grata' nga SHBA-ja duke shkuar deri aty sa e ka konsideruar një "puç" prej se cilit e humbur del vetë partia.

Në emisionin 'Repolitix' në Report Tv të gazetarit Denis Minga, Bejko tha se në "luftën" me Berishës dhe Lulzim Bashës, ky i fundit është treguar i kursyer, madje flet edhe për një "marrëveshje" të kryedemokratit me Amerikanët. SHBA-ja donte përjashtimin nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, por sipas Bejkos, pas ndërhyrjes së Bashës është arritur vetëm pezullimi i tij "deri sa të zbardhet çështja në rrugë ligjore".

Bejko shkon edhe më tej, deri aty sa thotë se Berisha e ka planifikuar rikthimin në krye të PD-së, që në momentin që ka vendosur Lulzim Bashën si kryetar i partisë se themeluar prej tij.

"SHBA nuk toleruan, e vetmja gjë që bënë ishte që toleruan që Berisha të pezullohej vetëm nga grupi parlamentar të PD-së, se ata kërkonin përjashtimin nga grupi. Me ndërhyrjen e Bashës dhe të personave të tjerë se Amerika kërkonte nxjerrjen nga grupi parlamentar. Basha mund ta largonte Berishën nga partia, sic ka bërë Berisha dhe PD-ja e përqafoi berishizmin, Basha e ka kursyer. Berishës nuk po i dhimbset PD, por se e kuptuan se çduan demokratët, ata duan ardhjen në pushtet dhe të demokatizojnë PD dhe duke i krijuar një shtyllë ideologjike të qëndrueshme ku do të derivojnë dhe franskione të tjera. Berisha e kishte ndarë që kur vendosi Lulzim Bashën, e parashikoi që mund t'i ndodhte, por ai e mendoi si plan B dhe që tha "Kurrë mos thuaj kurrë". Berisha ishte gati, plani i tij ishte që të merrte PD, Foltoret e para kanë dobët, pastaj në Vlorë dhe në Fier artikuloi një gjysmë projekti politik që rrugës mori projektin politik, i duhet patjetër Berishës PD, si një bunker, që po u arrestuan ndonjë truk me SPAK do të konsiderohet si sulm politik, një arrestim politik, për t'i treguar që të mos e nxirrnin më nga politika. Amerikanët me Bashën dhe Ramën në reforma ishin më korrekt, Berishës i duhet PD se do jenë 4200 delegatë, tha se do jenë edhe 10 mijë të tjerë afër, ky është stili i Berishizmit, Berisha nuk ka operuar në asnjë mbledhje pa pasur njerëz jashtë, presioni i turmës, s'mund të bëhen verifikime në Kuvend. Ai ka organizuar puc nga fillimi në fund", tha Bejko.

Nuk ka zgjedhur që të futet shumë gjatë nëse ka apo jo 4200 firma, Bejko ndalet në një tjetër aspekt duke hedhur akuza se një pjesë e tyre janë marrë në telefon e ndërsa ka përfshirë në këtë proces edhe këshilltarë të presidentit Ilir Meta.

"Po merren firma me celularë. Ke këshilltarë të presidentit që marrin në telefon demokratët që të plotësojnë formularin e Sali Berishës", tha ndër të tjera Bejko.

Në këtë betejë, nëse shumëkush sheh 2 protagonistë, Bejko në analizën e tij thotë se janë 4 aktorë kryesor. Përveç Bashës e Berishës, ai përfshin edhe Edi Ramën dhe SHBA e ndërsa ka bërë edhe një analizë të detajuar mbi secilin rol.

"SHBA-ja, Lulzim Basha, Edi Rama dhe Sali Berisha. Berisha do të marrë PD, por nëse nuk merr PD i duhet një parti, Berisha mendoja se kishte mësuar nga politika dhe kur nisi këtë projektin anti-berishizmin, ka brenda kurthit të vet, u dha iluzionin se ai do hapë rrugën dhe ka pasur edhe kandidatë për të marrë kreun e partisë.

Nëse Basha do të jetojë në politik duhet të ndryshojë vetveten. Ai ka mbështetjen e SHBA që deri dje dhe PD nuk e kishte, dhe prandaj kishte kosto elektorale se nuk kishte mbështetjen e SHBA, duhet të krijojë projekt politik dhe një ekip politik. SHBA e thanë dje që ne njohim kryetar Lulzim Bashën. Rama, është i interesuar që lufta të jetë në PD, nuk i duhet një PD pa tjetrin, i duhet sherri brenda sa më shumë të jetë sherri brenda, aq më rehat është ai", tha Bejko.

Mirëpo në këtë analizë, ish-anëtari i Këshillit, Gent Malko thotë se nuk sheh gjë tjetër veç se lartësimin e figurës së Lulzim Bashës, e që sipas tij nuk qëndron aspak.Si zgjidhje për atë që po ndodh në selinë blu e me demokratët,  ai propozon një zgjidhje shumë radikale.

"Po flet për një njeri që nëse ne shajmë Sali Berishën, Lulzim Basha është kopja më e shëmtuar e Sali Berishës, jo se nuk ishte institucional, por për faktin se është politikisht tmerrësisht i paaftë. PD e ka mbyllur ciklin e saj politik, tregu i politikës së jashtme, po ndryshohet, dhe nuk e përfaqësojnë këta emra, PD duhet të vdesë, se po nuk vdiq nuk lind një gjë e re", tha Malko.

Sali Berisha depozitoi dje firmat për të cilat pretendon se janë 4200 ,në zyrën e kreut të Këshillit Kombëtar për thirrjen e Kuvendit, i cili pritet të mblidhet më 11 dhjetor. Krahas kalimit në filter të drejtimit të Lulzim Bashës, Berisha ka paralajmëruar edhe ndryshime statutore, të cilat ende nuk janë përkthyer në një draft. Megjithatë, për PD-në zyrtare, Lulzim Bashën e Gazment Bardhin, Berisha thjesht po luan 'blofin' dhe se nuk i ka mbledhur as 1/4 e firmave të nevojshme për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loran: 12/11/2021 11:45

    Ahahha o landi o i mbaruar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?