Fredi Beleri dhe dokumenti i arrestimit

Beleri i bën dëm imazhit të Greqisë

13 Maj 2023, 18:53| Përditesimi: 13 Maj 2023, 18:55

  • Share

Qysh në krye të herës e kam konsideruar një vendim dëmprurës caktimin e Fredi Belerit si kandidat të çiftit Berisha Meta për Kryetar Bashkie të Himarës. Dukej qartazi një akt provokues flagrant ndaj frymës së mirëkuptimit dhe paqësimit të gjakrave qe dominonte në vitet e fundit në Himare.

Ishin harruar ngjarjet e motivuara nga sherri “nderetnik”. Nuk ndjej ndonjë kënaqësi në arrestimin e Belerit, por gjykoj se në kalkulimet e Saliut dhe Ilirit me kandidimin e tij pritej edhe një acarim i mundshëm i retorikes diplomatike mes Tiranës dhe Athinës mike.

Pra Fredi Belori është një investim në dem të marrëdhënieve normale mes dy vendeve tona.

Sepse, duke qenë jo rastësisht i përfolur për rol kriminal në masakrën e Peshkëpisë, vetëkuptohet potenciali provokues i këtij emri si kandidat në një zone ku nuk ka vetëm det, por gjendet edhe benzinë për t’i vënë kollaj zjarrin.

Berisha dhe Meta fërkojnë duart. Mos kujtoni se i qajnë hallin Belerit apo lirisë së zgjedhjeve. U duhet acarimi diplomatik me Greqinë, fenomen i cili nuk ka munguar edhe më parë. Nuk është hera e parë që Berisha përfiton nga vendi fqinj në fushata zgjedhore. Me vjen keq qe Greqia edhe kësaj radhë “vrapoi” të bjërë në grackën e Saliut.

Unë besoj se drejtësia duhet të veproje pa ja vene veshin kërkesave të politikes. Zbatimi i ligjit është politika me e mire edhe në raste të tilla. Beleri si jashtë apo brenda dyerve të burgut ja beri demin Himarës, mirëkuptimit të mire vendosur nga PS këto vite dhe imazhit të Greqisë diplomatike në Shqipëri.

Ndarja nga figura të tilla i sjell mbarësi Himarës, PD-së, dhe normalitetit të marrëdhënieve me Greqinë mike.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?