Deputeti grek Angelos Syrigos dhe Fredi Beleri

Beleri reagon nga burgu pas takimit me deputetin grek: Pres të lirohem dhe të betohem si kryebashkiak i Himarës! Akuza qesharake

12 Gusht 2023, 15:41| Përditesimi: 12 Gusht 2023, 22:43

  • Share

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka reaguar nga burgu pas takimit me deputetin grek Angelos Syrigos dhe ka zbardhur çështjet e diskutimit mes tyre. Në një reagim në Facebook, Beleri shkruan se i ka kërkuar Syrigos që t’i përcjellë mesazhin e tij kryeministrit grek, duke i thënë se është kërkesë e të gjithë popullit të Himarës që të marrë drejtimin e Bashkisë. Beleri thotë se duhet të ndalin grabitjen e pronave të komunitetit grek në Himarë.

“Falënderoj nga zemra profesorin, deputetin e Demokracisë së Re dhe mikun tim të ngushtë, z. Angelos Syrigos, i cili më vizitoi në burgun e Tiranës, i dërguar i Kryeministrit Grek, z. Kyriakos Mitsotakis. Nga z. Angelos Syrigos kërkova që t’i transmetojë Kryeministrit të Greqisë vendimin tim, i cili është kërkesë e të gjithë popullit të Himarës, për të marrë menjëherë detyrën si Kryetar i Bashkisë për të ndaluar grabitjen e pronave të komunitetit grek.

Përgatitën një ligj që supozohet se kishte për qëllim zhvillimin e zonës duke tërhequr kapitale të huaja. Deri më sot as edhe një i huaj nuk ka investuar në zonën tonë. Të gjithë ata që janë shpallur investitorë strategjikë janë që të gjithë shqiptarë me lidhje me pushtetin. Qëllimi ynë është, gjithashtu, të jetojmë në një shtet demokratik ku nuk ka dallime për përkatësinë etnike të shtetasve të vet dhe të ndalojnë politikat e shantazhimit të popullsisë”, shkruan Beleri.

Beleri thotë se pret që të zgjidhet menjëherë kryetar i bashkisë, si edhe pret që të lirohet nga burgu duke i konsideruar akuzat të padrejta dhe qesharake.  

“Z. Syrigos i thashë se pres tre gjëra:  - të betohem menjëherë si kryetar i bashkisë, populli i së cilës më zgjodhi.

- të lirohem nga burgu, në mënyrë që të mundem të ushtrojë detyrën time si kryetar bashkie.

- të rrëzohet akuza e padrejtë, qesharake, tendecioze dhe e pabazë që është ngritur ndaj meje.

Në personin e Kryeministrit Grek falënderojmë Greqinë që lufton krah nesh për të siguruar të drejtat tona njerëzore”, shkruan Beleri.

Ky reagim i Belerit, vjen një ditë pas takimit me deputetin grek, ndërsa ky i fundit tha në një një prononcim për mediat se ky qëndrim i drejtësisë shqiptare, do të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe por edhe në integrimin e Shqipërisë në BE. Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Por, Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet nuk i dhanë leje për të kryer betimin.

Ora 22:27
Arrestimi i Fredi Belerit, Kokalari: Tjetër skandal që rëndon mbi Berishën

Evi Kokalari ka komentuar deklaratën e Fredi Belerit nga burgu duke pyetur Rithemelimin e PD-së pse ka vënë si kandidat në zgjedhjet lokale të 14 majit një kandidat antishqiptar si Beleri.

Ajo thekson se respekti për minoritetet eshtë një gjë dhe anti-shqiptarizmi tjetër gjë dhe një mijë herë më i rrezishëm e duhet ndalur pa mëshirë. Në fund Kokalari shkruan se ky është një tjetër skandal që rëndon mbi Sali Berishën.

“Ore, mund të më shpjegojë njëri nga Rithemelimi pse vutë një kandidatë si ky anti-shqiptari Bejleri? Lexojeni me kujdes mesazhin që i ka dërguar Mitsotakis – “duhet te jem menjëherë kryetar bashkie që të ndaloj plaçkitjen e tokës Greke” Po lëreni te vdes në burg, o njerëz. Nëse del dhe thua që Himara është toke Greke, ti duhet të humbësh automatikisht të drejtën për t’u futur në gara politike, dhe kjo duhet të jetë ligj në Shqipëri. (Ç: Edi Rama)

Respekti për minoritetet tona eshte një gjë, por anti-shqiptarizmi është 1000 herë më i rrezikshëm se budallalleku i disave dhe duhet ndaluar pa asnjë mëshirë. Ky është një skandal tjetër që rëndon mbi Berishën dhe kryesinë e rithemelit. Nuk ju falet asnjërit nga ju” – shkruan Kokalari.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jo vetem: 13/08/2023 06:21

    …Skandal, Znj. Kokolari, kjo krijese eshte ka fare dhe kerthize, eshte produkt byropolitik’s, eshte Experiment ????!

    Përgjigju
  • Iris: 13/08/2023 04:48

    Se pari,kush ja ka lejuar Facebook-un ketij,kur te vetmin mjet komunikimi me jashte duhet te kishte telefonin e pergjithshem te burgut qe mbahet nen pergjim nga policia e burgut?! Se dyti,pse i lutet Micos ky per liri,ky duhej t'i lutej Rames?! Ky nuk kandidoi ne Greqi,po ne Shqiperi! Se treti,pronat e himarioteve vlejne po aq sa pronat e gjithe shqipove te tjere ne pjesen tjeter te vendit e do te kene te njejtin fat si ato.Nese doni trajtim special per to,atehere jemi gati t'a bejme,por me nje kusht,pronat do ju kthehen //grekerve// te Himares,kur shteti grek t'ju ktheje pronat dhe cameve.

    Përgjigju
  • Ilo: 12/08/2023 20:09

    Cobani malok nga Tepelena do te betohet...! Z. Coban ata qe bejne krime shlyejne krimet, nuk betohen. Nese mendon qe duke u bere akoma mr shume vegel e grekeve do shpetosh pa lagur e ke gabim. Kermat si ty kane hak krimbat...!

    Përgjigju
  • Turku: 12/08/2023 17:12

    Te vetnen gje te mir we la ber rama kete pushtin e tepelenes te et wuajtur grek we ka dor ne vrasjen e ushtarlve te shkrete kete soj te poshter pa gjak ta kalbin brenda po jo ne spital te burgut ndonje ndonje dhom we eshte solet pa drtare bastrdi do te filloj prap ta bejn himaren prob plerat

    Përgjigju
  • Populli: 12/08/2023 16:37

    Shteti duhet te tregoje forcen e tij ne kete rast.. zot shtepije jemi vete..

    Përgjigju
  • Luani: 12/08/2023 16:01

    Mos ki merak do te lirohesh dhe 2-3 vjet te kane ngelur. Do jesh kryetar i qelise tende.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?