Përgjigjia që ka mbëritur nga Belgjika në prokurorinë Shqiptare, për çështjen e 3.4 milion eurove të bllokuara në portin e Durrësit, duket se nuk ndihmon shumë hetimet e akuzës. Kjo pasi nuk jep të dhëna për origjinin e parave por dhe për personin që ka futur në “Toyota Yaris“ shumën e 3.4 milion eurove. Shitësi i kësaj makine është identifikuar në Belgjikë dhe është marë në pyetje nga autoritet e këtij vendi. Gjatë marjes në pyetje shtetasi Belg ka pohuar se nuk e njihte më parë personin që ia ka shitur makinën, pasi fillimisht kontakti me klientit është bërë nëpërmjet internetit dhe më pas është rënë dakord që të takoheshin nga afër për të parë dhe automjetin. Gjithmonë sipas dëshmisë së shtetasit belg, është takuar me klientin dhe më pas ka rënë dakord ti shiste automjetin shqiptarit. Për këtë çështje dy prokurorë shqiptarë, kanë shkuar në muajin dhjetor 2018 në Belgjikë duke marrë kontakt me palën belge dhe kanë kërkuar informacion mbi lëvizjet e dy kushërinjëve Alfred dhe Elvis Vladi.
Hetuesit kanë marrë të dhëna edhe për sa i përket aktivitet kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit në Blegjikë, ku sipas përgjigjes nga policia e këtij vendi thuhet se ata nuk janë proceduar ndonjëherë në Blegjikë për asnjë vepër penale. Por ndryshe nga sa thonë autoritet belge, njëri nga kushërinjtë Vladi, Elvisi tre vite më parë është arrestuar në Londër për përfshirje në një grup kriminal i specializuar në trafikun e kokainës. Emri i Elvis Vladit është pjesë e një dosje gjyqësore për një grup të organizuar kriminal shqiptarësh të përfshirë të tregtinë e kokainës. Ky grup kriminal në vitin 2016 do të dënohej me një total dënimesh prej 50 vite burg. Nga ana tjetër prokurorët kanë dyshime të forta se makina “Toyota Yaris“ është blerë nga Alfred Vladi dhe më pas në dyert e makinës është fshehur sasia e parave prej 3.4 milion euro, duke u nisur me pas në Shqipëri së bashku me 7 automjete të tjera që ishin ngarkuar në një kamion tip “Bizar”. I pari që nxori emrin e Alfred Vladit në prokurori ishte Alban Mollaymeri. I pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime Alban Mollaymeri deklaron se ka një aktivitet privat servis për makina. Ai deklaron se disa muaj më parë ka porositur disa makina të tipit “Toyota”, nëpërmjet njeriut të tij që quhet Alfred Vladi nga Tirana.
Këto makina ai së bashku me Alfredin ai i gjente në internet dhe Alfredi i porositi jashtë Shqipërisë. Këto makina që kishin porositur kanë ardhur dhe ai ka shkuar në Durrës, për të bërë zhdoganimin e tyre. Nga kqyrja e telefonave të këtij personi ka rezultuar se Mollaymeri ka komunikuar me Alfred Vladin, menjëherë sapo është vendosur bllokimi i automjeteve. Ndërkohë që Mollaymeri, në këtë rast ka pohuar se nuk ka qenë ai porositësi i makinave por Alfred Vladi. Por nga verifikimi i dokumentacionit, “Toyota Yaris” ekziston se është porositur nga Mollaymeri.
Belgët sjellin dëshminë e pronarit të 'Toyota Yaris' ku u kapën 3.4 mln euro
Gjatë marjes në pyetje shtetasi Belg ka pohuar se nuk e njihte më parë personin që ia ka shitur makinën, pasi fillimisht kontakti me klientit është bërë nëpërmjet internetit dhe më pas është rënë dakord që të takoheshin nga afër për të parë dhe automjetin.