Foto ilustruese

Belgjika e kërkonte në të gjithë Europën, arrestohet në Itali shqiptari, anëtar i një bande droge vlonjate

6 Qershor, 15:11| Përditesimi: 6 Qershor, 15:14

  • Share

Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare i përfshirë në një bandë që merrej me trafikun e drogës është arrestuar në Itali pas një urdhër-arresti europian të lëshuar nga autoritetet belge.

Efektivët e policisë në kuadër të operacioneve belge sekuestruan 100 kilogramë kokainë dhe Speed ​​(përzierje kafeine dhe amfetamine) dhe 265 mijë euro cash.

Hetuesit gjetën gjithashtu armë, uniforma të policisë holandeze, jelek antiplumb dhe substanca kimike: duke demonstruar më tej rrezikshmërinë e bandës. Në total u arrestuan 17 persona, 11 prej të cilave në Belgjikë dhe 6 në vende të tjera. Dy persona të tjerë të dyshuar se i përkisnin të njëjtit grup u ndalua në Toskanë. Emrat e 17 të dyshuarve figurojnë në dy dosje, një nga policia federale belge dhe një nga policia lokale e Antëerp.

Thuhet se anëtarët e bandës kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin dhe të gjithë vijnë nga Vlora.  Ndërkohë që sipas mediave vendase mafia shqiptare merret me gjithçka që lidhet me kokainën: nga importi, shitja, deri tek trafiku i armëve.

Emrat e të dyshuarve nuk janë panjohur për policinë pasi në vitin 2014, krerët e bandës ishin dënuar me burgim nga 10 deri në 12 vjet; të tjerët me role të vogla kishin marrë dënime nga 3 deri në 7 vjet. Por edhe pas kësaj ata nuk u dekurajuan, përkundrazi vazhduan rrugën e tyre kriminale.

Prokuroria belge ka shprehur shqetësimin për këtë lloj klani shqiptar që tashmë është i aftë të degëzohet në mbarë botën. Kjo ndodh, jo vetëm në Evropë: por edhe në Amerikën Qendrore dhe Jugore. Prandaj ata theksojnë se ky është një fenomen që duhet mbajtur nën vëzhgim.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?