Një person i shpallur në kërkim nga Belgjika për trafik drogë është arrestuar afrë kufirit greko-shqiptar, teksa po tentonte të kalonte kufirin.
Personi i arrestuar është Fatjon Shuli
Shqiptari është ndaluar në Sajadhë, Igumenicë, 5 km larg pikës kufitare, Qafë Botë, pas verifikimit nga Sektori i verifikimit të pasaportave të Sajadhës dhe policisë së Filatit.
Ai rezulton i kërkuar nga autoritetet belge për pjesëmarrje në organizatë kriminale, trafik droge, tentativë vjedhje dhe përvetësim pasurie. Dokumentacioni në ngarkim të tij i kaloi Prokurorisë.
Komento