" frameborder="0" allowfullscreen style="height: 350px">
Sport

Belgjika kalon 'provën e zjarrit' para Europianit, Kroacinë e ndëshkon Lukaku! Holanda nuk kursehet ndaj Gjeorgjisë (VIDEO)

7 Qershor 2021, 11:47| Përditesimi: 7 Qershor 2021, 14:05

  • Share

Belgjika ka dhënë prova të forta në prag të nisjes së Europianit. Kjo pasi skuadra e drejtuar nga Roberto Martinez ka mposhtur 1-0 Kroacinë nënkampione të botës.

Në ndeshjen e zhvilluar në Bruksel vendosi goli i realizuar nga bomberi i Interit Romelu Lukaku. Sulmuesi në minutën e 38 përfitoi nga një rrëmujë në zonë për të dërguar topin në rrjetë. Kjo fitore zbut disi barazimin në miqësoren me Greqinë tre ditë më parë ç’ka solli edhe shumë kritika për belgët. Ndeshja e radhës për skuadrën e drejtuar nga Martinez do jetë për Europianin me datë 12 kundër Rusisë në Petersburg.

Ndërkohë përveç Belgjikës edhe Holanda duket në formë 4 ditë para nisjes së Europianit. ‘Tulipanët’ në miqësoren e radhës kanë fituar me rezultatin e thellë 3-0 Gjeorgjinë.

Ndeshja e zhvilluar në Holandë në praninë e tifozë u zhbllokua që në minutën e 10 nga Depay me penallti. Dy golat e tjerë u realizuan në pjesën e dytë nga Weghorst dhe Gravenberch. Për Holandën ndeshja e radhës do jetë gjithashtu në Euro 2020 kundër Ukrainës me datë 13 qershor në Amsterdam.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?