45 persona kanë përfunduar në pranga nga autoritetet belge në atë që konsiderohet si operacioni më i madh në vend kundër kontabandës së cigareve. Autoritetet kanë sekuestruar edhe 28 milionë cigare ndërsa numërimi është ende në proces.
Belgjika është bërë qendër e trafikut të cigareve në vendet fqinje dhe ky ishte një ndër operacionet më të mëdha për cigaret kontrabandë.
Vetëm pak orë para aksionit final oficerët belg arrestuan 17 persona me kombësi ukrainase dhe bullgare gjatë një bastisje në një dyqan xhupash në një zonë industriale të Aartselaar, pranë qytetit verior të Antwerp.
Ata ishin vendosur në një magazinë duke punuar me turne për të tharë duhanin.
“Depoja funksionon 24 orë në ditë dhe punëtorët nuk largohen nga ambientet e saj në mënyrë që mos të bien në sy për aktivitetin e dyshimtë në lagje, Ata flenë, punojnë, hanë dhe bëjnë dush në po të njëjtin vend, pa dalë jashtë për javë të tëra, madje edhe muaj” – shpjegoi Florence Angelici, zëdhënëse e ministrisë të Financave.
Një stok i madh cigaresh ishte bërë gati për t’u nisur në Mbretërinë e Bashkuar, aty edhe ku do vtë shitej me çmim disa herë më të ulët se çmimi normal dhe duke shmangur kështu taksat.