Belind Këlliçi

Politikë

Pasi Basha shpalli zgjedhjet, Belind Këlliçi jep dorëheqjen si kryetar i FRPD-së

11 Nëntor 2021, 22:05| Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 23:05

  • Share

TIRANË- Belind Këlliçi ka njoftuar dorëheqjen nga drejtimi i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, një mandat që i kishte përfunduar 2 vite më parë.

Në një emision televiziv, Këlliçi pohoi se do të jetë në detyrë në mënyrë protokollare deri në mbajtje të kuvendit të radhës të FRPD-së, kohë kur do të zgjidhet edhe kryetari i ri.

“Para pak orësh kam njoftuar dorëheqjen. Në mënyrë protokollare jam në detyrë deri në Kuvendin e radhës të Forumit Rinor. Jam votuar në procesin më të rregullt pas 30 vitesh në PD, një anëtar një votë, më ka votuar anëtarësia e PD“, – u shpreh ai.

Këlliçi ka treguar se  muaj më parë i ka dorëzuar dorëheqjen kreut të PD, Lulzim Bashës, por ai nuk e ka pranuar, me argumentin se nuk mund që të largohej para zgjedhjeve të 25 prillit, e më pas dorëheqja e tij u shty edhe si rezultat i situatës së trazuar dhe luftës brenda PD-s.

Ndërkohë, së shpejti pritet të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të forumit rinor demokrat, pasi mandati i kryetarit dhe forumeve drejtuese ka përfunduar 2 vite më parë. Megjithatë edhe shpallja e zgjedhjeve nga Lulzim Basha, i hodhi "benzinë zjarrit" brenda PD-së ku dhe të rinjtë i dolën kundër kryedemokratit e duke thënë se ka shkelë statutin, pasi FRPD-ja është një organ i pavarur e zgjedhjet i shpallin strukturat e saj. Pas kësaj, ata morën pjesë te 'Foltorja' e Sali Berishës në Tiranë, e duke e quajtur hapjen e garës nga Basha si një hakmarrje ndaj këtij vendimi. 

Këlliçi u zgjodh në krye të FRPD-së në 7 dhjetor të 2015, e ndërsa në 25 prill arriti që të merrte mandatin e deputetit, si një ndër emrat më të votuar ndër demokratët.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?