Politikë

Belind Këlliçi: Përjashtimi i Berishës s’po përçan PD! Do ringrihemi

15 Shtator 2021, 16:37| Përditesimi: 15 Shtator 2021, 17:26

  • Share

Anëtari i kryesisë së PD Belind Këlliçi nuk e sheh si përçarje aksionin anti-Basha të ndërmarrë nga ish- lideri Berisha. Ai thotë se sot kjo forcë politike po përballet me mendime ndryshe ndërsa thekson se marrëdhënia e PD me SHBA duhet të mbetet e pacenuar.

Lidershipi i Partisë Demokratike nuk pranon ta konsiderojë përçarje atë që sot po ndodh në selinë blu pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën. Anëtari i Kryesisë Belind Këlliçi thotë se ajo me të cilën po përballet Partia Demokratike janë mendimet ndryshe për çështjen e ish liderit.

“Ju jeni njohur me trysninë e Bashës dhe ai i ka bërë publike arsyet e tij, më mirë se ai se sqaron dot askush. Të pretendojmë sot që ky është veprim i lehtë për dëm dhe që ka një demek të kënaqur kjo s'është normale. Do dojë kohë ky debat i brendshëm të sqarohet ndajini bej thirrje demokratëve të qetësohen sepse s'mund të heqim vëmendjen nga keq qeverisja më e madhe që ka pas vendi. Besoj tek PD dhe vlerat e saj dhe demokratet do dalin shumë më të bashkuar. Nuk ka një përçarje por mendim ndryshe", tha Këlliçi.

Por kur vjen puna te deklaratat e Berishës se PD është në ditët e saj më të vështira, Këlliçi e refuzon me forcë.

“Ata që thonë se PD është në ditët e saj më të vështira unë them që Partia Demokratike ka parë edhe ditë më të këqija dhe është ri ngritur futi vendin ne NATO etje dhe kanë firmën e Sali Berishës askush se zhbën kontributin e tij por të gjithë duhet të reflektojmë”, vijon Belind Këlliçi, i cili mban edhe pozicionin e kreu të  FRPD-së.

Sipas Këlliçit, marrëdhënia mes Partisë Demokratike dhe SHBA-ve duhet të jetë e pacenuar duke lënë të nënkuptohet se rreshtohet krah Lulzim Bashës në vendimin për ish liderin Berisha.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?