Belind Këlliçi

Belind Këlliçi sherr për listën e këshilltarëve të Metës: Do ribëhet nga e para, pjesën më të madhe të emrave do i ketë PD

18 Mars 2023, 10:23| Përditesimi: 18 Mars 2023, 15:37

  • Share

Edhe pse pak ditë më parë Ilir Meta publikoi listën e plotë të partisë së tij për Këshillin Bashkiak të Tiranës, dalja në një koalicion me Berishen po sjell përplasjet e para mes tyre.

Duke folur mbrëmë në RTSH, kandidati i Berishës në Tiranë, Belind Këlliçi, tha se pavarësisht se Ilir Meta ka bërë listën e saj, ajo do të ribëhet nga e para. Sipas tij, pjesën më të madhe të emrave në listë do e ketë Partia Demokratike.

“Partia e Lirisë e ka bërë listën, por për shkak të bashkëpunimit, kjo listë do të ribëhet. Pjesën më të madhe do ta ketë Partia Demokratike”, theksoi Këlliçi.

Kthimi permbys i listes se propozuar nga Ilir Meta pritet të sjellë pakënaqësi të forta mes anëtarësisë së Partisë së Lirisë lidhur me koalicionin me PD. PL ka pranuar kandidaturën e Këlliçit duke shpresuar se do te marrë pjesën me te madhe të tortës në Këshillin Bashkiak. Por, me sa duket Berisha do të marrë nën kontroll edhe listën e emrave të koalicionit për Këshilin Bashkiak.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Belo: 19/03/2023 08:29

    Po pse mo djal ca kujtove ti, qe terrish ne sqetullat e Ilir metes eshte pa kosto? Hahaha

    Përgjigju
  • Iris: 19/03/2023 00:48

    Keta te humbur jane sido qe te jete,por situata mes tyre po kthehet ne tragji-komike.Meta eshte me te drejta te plota te futet ne zgjedhje dhe ka te drejten e te paturit me shume kandidate,por si gjithemone sillet si parti parazite duke perdorur te tjeret per te perfituar,nga ana tjeter kemi Rithemelimin e Berishen qe nuk kane te drejte te hyjne ne zgjedhje,pasi jane vetem fraksion dhe jo parti ligjerisht e regjistruar,po futen ne zgjedhje nepermjet barkut te kalit te Trojes e quajtur PL dhe prape edhe pse jane te zgjebosur duan t'a mbajne bishtin me lart se te tjeret,pra te kene me shume kandidate.

    Përgjigju
  • Turi: 18/03/2023 19:35

    Belindo, gjynof se je dhe cun Tirone. Te vuri maloku si mish per top. O turp qe te kapin per hunde Mul koktuli, Salih kokrra malokut dhe likja koktuli skraparit

    Përgjigju
  • O ju ): 18/03/2023 18:57

    Mos garroni te vendosni ne lista kete temin e keni me parametra.

    Përgjigju
  • anna: 18/03/2023 13:35

    Aman ku ju shkoj halli atyre qe ju shkojne pas Sali Berishes dhe Ilir Metes ,e dime qe demokratet nuk duan te shohin me sy Meten por ja qerruar nga syte prej Sali Berishes.

    Përgjigju
    • Pa emer: 18/03/2023 14:23

      Zonja Anna ti respektoj mendimet por le te shohim resultatin Berisha- Ali Basha e brava.Bashkia e Tiranes fitohet nga Veliaj edhe sikure te jete bashke PD sepse kush ka sy e shikoni ndryshimin qe ka ba Tirana.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?