Belshi ‘nuk feston’ Ditën e Verës, rrugët e boshatisura dhe të qeta

14 Mars 2020, 17:08| Përditesimi: 14 Mars 2020, 17:15

  • Share

Qyteti i Belshit i është përgjigjur me përgjegjshmëri të plotë urdhrit për të ndenjur në shtëpi dhe shmangur grumbullimet. Edhe pse ditën e sotme Bleshi e kanë të shenjtë duke festuar Ditën e Verës, duket se banorët kanë preferuar që gëzimin e kësaj feste ta  përcjellin përmes ruajtjes së shëndetit të tyre dhe njerëzve të dashur duke shmangur kontaktet dhe daljet në qytet.

Koronavirusi është një pandemi që përhapjen e ka tepër të lehtë me të cilin nuk mund të bësh shaka dhe këtë duket se qyteti i Belshit e ka kuptuar më së mirë duke u bërë një shembull për të gjithë. Rrugët janë të boshatisura dhe të qeta. Familjarët zgjodhën ta kalojnë festën në shtëpitë e tyre të vetizoluar.

Belshi ‘nuk feston’ Ditën e Verës, rrugët e boshatisura dhe të qeta (FOTO)

Lajmi kryesor:

Covid-19 'shtyn' për vitin tjetër ditën e verës! Elbasani 'hesht'! Shiroka dhe Viroi 'në festë', s'ka ndërgjegjësim nga qytetarët


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?