Ardhja e Bashës në krye të PD ishte e domosdoshme për demokratët me shpresë për ta ringritrur atë nga shkërmoqja zgjedhore e 2013! Në fakt në 2013 nuk u bo asnjë analizë për humbjen e madhe të PD e kjo u justifikua me dorëheqjen e liderit të asaj kohe!
Basha, e gjeti PD në një situatë shumë të vështirë e megjithatë ai nuk hoqi kurrë dorë nga vullneti dhe dëshira për ta ringritrur atë! Në fakt kalimi i drejtimit tek Basha ashtu siç po rrjedhin ngjarjet nuk paska qenë kurrë serioz dhe i sinqertë! Bashën i paskan lënë në dorë flakën e sakrificës deri në flijim!
Jo vetëm se në PD ka pas dualizëm lidershipi, por tashmë jam i bindur se paska pasur gjithmonë e vazhdimisht dy PD paralele, ajo e para dhe realja e drejtuar nga Basha dhe ajo tjetra, e heshtur, që energjitë më të mëdha i paska harxhuar për ta bërë Bashën humbës!
Pra, PD e dytë është ajo që, në fakt me dëshirën për të mundur Bashën, ka bërë humbës demokratët e thjeshtë! Me goditjen pas shpine ndaj Bashës kanë goditur qindra demokratë duke bërë kështu që këta të fundit të rrisin pakënaqësinë ndaj Bashës dhe të rikthehen me dëshpërim nga e kaluara!
I gjithë grupi nën hije bashkë me ish liderin historik do të mbeten si tradhtarët më të mëdhenj të demokratëve e pikërisht të atyre demokratëve të thjeshtë që dhanë gjithçka për ta duke mos përjashtuar as dhe vetë jetën! Skenari i tyre do të mbetet gjatë si precedenti më i rrallë puçist brenda një partie politike e sidomos brenda PD.
Ky grup, në fakt, në të gjitha zgjedhjet e sidomos në të fundit qëndroj mënjanë në shumicën e rasteve, ose në raste të tjera bëri gjithçka që të mos fitonte Basha për tu mos bërë Kryeministër, por në fakt ata, kështu bënë, duke e goditur rëndë PD që të mbetej në Opozitë për të ngjallur urrejtjen tek anëtarësia e thjeshtë duke dëshmuar kështu se Basha nuk ju sjellë fitore! Humbja e Bashës duhet të ishte motivi i një puçi për ta rimarrë e privatizuar PD në klanin e fillimit!
Në fakt, situata aktuale në PD është unikale në Botë dhe nuk gjen asnjë shpjegim në politologjinë e sotme, ja kalon edhe Makiavelit e po ashtu edhe periudhës së monarkive absolute, ku në luftën për pushtet vëllai vriste vëllanë, i biri të atin dhe nëna vriste të bijën, sepse kjo e fundi shkonte me vëllanë për të bërë komplot kundër të atit.
Ky grup, tashmë i mirë identifikuar, si akt të fundit, ka vendosur, ndoshta t'i vendos flakët që ajo të shkermoqet bashkë me fatet e tyre. Në këtë tragjedi, janë të ndërthurur mitet, legjenda, egoizmi duke krijuar kështu një koktel legal që ndoshta vetëm mitologjia greke mund të na e shpjegoj ashtu siç meriton!
Dikur në Greqinë e lashtë, kur vdiste ndonjë luftëtar në dy dytë e trupit të tij, para se ta digjnin vendosin dy monedha si çmim për të bërë udhëtimin e përjetësisë! Kështu, sot, ky grup i dëshpëruar me kohën, i vdekur nga proceset dhe e tashmja, në shenjë posesi, në udhëtimin e përjetësisë si trofe, ndoshta duan ta djegin edhe selinë e PD për ta pasur gjithmonë me vete në përjetësi!
Shumë kanë aluduar për qëndrueshmërinë e trimërinë e Bashës. Disa kanë menduar e shpresuar, se ai do të ja mbathte duke mos paranuar përballjen! Ja, pra se qenkan gabuar, sepse Basha po na jep shembull të gjithëve duke edhe na frymëzuar, se qendresa për lirinë, sakrifica për demokratët e thjeshtë është më e madhe dhe më kuptimplotë se sa vetë ekzistenca personale e largimit prej tradhtari!
Qendresa e Bashës këto ditë, më ngjan me qëndresat që bënin dikur brenda mureve të Jerusalemit, sa herë vinin tek porta për shkallmuar atë dhe për të dhunuar çdo qenie brenda. Rezistenca e Bashës, më kujton qëndresën për Kostandinopojën apo me qendresat heroike të Skënderbeut në Krujë!
Thuajse, gjithmonë edhe në të drejtën kanunore, ai që të vjen pa ftesë në derën e shtëpisë, të vjen për te bërë çdo gjë të keqe dhe asgjë të mirë! Gjithmonë, në çdo histori apo ngjarje, i zoti shtëpisë ka të drejtë të bëj çdo gjë për të mbrojtur shtëpinë e tij kundër çdo elementi që vjen pa të trokitur e pa të kërkuar leje! Basha është në shtëpinë e tij dhe ka të drejtën e tij legjtime të qëndroj dhe ta mbroj atë me çdo kosto!
Basha eshte ne folen e tij e ka te drejte ta dhjese ne koke Berishen
Përgjigju