Bën trimin në gjendje të dehur, sarandjoti plagoset me thikë

26 Maj 2020, 11:06| Përditesimi: 26 Maj 2020, 11:08

  • Share

Një konflikt i momentit, nisur nga një person i dehur, ka përfunduar në plagosjen me thikë të një 43-vjeçari. Shtetasi me iniciale F.S., 43 vjeç në gjendje të dehur është konfliktuar me dy persona të tjerë, ku njëri prej tyre ka përdorur një thikë për ta plagosur.

43-vjeçari është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e  plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e dy personave.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?