Dhunuan të moshuarin në Kavajë, bënë kërdinë edhe gjatë koronavirusit, arrestohen hajdutët e 12 vjedhjeve

29 Mars 2020, 17:54| Përditesimi: 29 Mars 2020, 18:00

  • Share

KAVAJË-Dy persona janë vendosur në pranga me akuzën e vjedhjes së disa banesave madje edhe në ditët që vendi ka qenë në karantinë nga koronavirusi. Dy të arrestuarit, që kanë qenë shpallur në këkim janë; Elis Leçini 28 vjeç dhe Klodjan Kaçaj 41 vjeç. Policia njofton se ka zbardhur 12 raste të vjedhjes së banesave me thyerje e dhunë nga këta persona. 28 vjeçari sipas policisë është autor i vjedhjes së 5 banesave me dhunë në fshatin Rrakull. Një muaj më parë u arrestua edhe autori tjetër i këtyre vjedhjeve, K. L. 34 vjeç.

Po gjatë operacionit, u kap edhe 41-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje dhe aktualisht me masë sigurie "Arrest në burg", i dyshuar si autor i 7 vjedhjeve me thyerje. Dy të rinjtë, 34 vjeçari dhe 28-vjeçari në datë 21 shkurt në lagjen nr. 4 Kavajë tentuan të vjedhin me dhunë duke goditur me sende të forta në kokë të moshuarin Xh. L., 81 vjeç. Një ditë pas ngjarjes u arrestua 34-vjeçari, ndërsa sot 28-vjeçari. Por nga hetimet është zbuluar se këta dy persona janë autorë edhe të katër rasteve të tjera të vjedhjes me thyerje, konkretisht:

Më datë 03.03.2020 kanë vjedhur banesën e shtetasit S. Xh.
Më datë 04.03.2020, gjatë natës, në autostradën Durrës-Rrogozhinë, kanë tentuar të vjedhin në godinën e një firme private
Më datë 08.03.2020, ora 02:00, kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit N. D. banues në Rrogozhinë
Më datë 19.03.2020, në lagjjen nr. 5, Kavajë, kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit L. K.

Po gjatë operacionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit tjetër në kërkim K. K. 41 vjeç, banues po në Kavajë, i dënuar më parë për vjedhje, pasi tentoi të vjedhë me thyerje në banesën e M. Rr., në fshatin Rrakull, Kavajë. Nga veprimet hetimore u bë e mundur zbardhja edhe e 7 rasteve të tjera të vjedhjes së banesave  të dyshuara se janë kryer nga ky person:

Më datë 09.02.2020, gjatë orëve të natës kanë tentuar të vjedhin me thyerje në banesën e shtetasit I. U., banues në Kavajë;
Më datë 23.02.2020, kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit I. K., banues në Kavajë;
Më datë 29.02.2020, gjatë natës është vjedhur pa thyerje, banesa e shtetasit Q. D., banues në Kavajë; Më datë 03.03.2020 kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit I. Ç., banues në fshatin Vorrozen; Më datë 09.03.2020 kanë tentuar të vjedhin me thyerje në banesën e shtetasit K. J.;
Më datë 11.03.2020 kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit Z. L.;
Më datë 14.03.2020, gjatë natës, në fshatin Synej, kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit I. M.

Gjate operacionit janë gjetur dhe sekuestruar disa nga sendet e vjedhura në këto banesa.

Komento

Komente

  • Toni Tirane: 29/03/2020 23:17

    Vendosni ligjin ushkatarak dhe beni si Enveri, te qellojne direkt keta qene.

    Përgjigju
  • Emri: 29/03/2020 22:24

    I mbyllni brenda keto monstra.... Te infektifi per disa dite pastaj hidhini ne det

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?