Në një mënyrë apo në një tjetër, Beniada Nishani ja del të rrëmbejë vëmendjen e publikut. Gjatë qëndrimit në shtëpinë e 'Big Brother', modelja ka treguar detaje të pathëna nga jeta e saj.
Ajo ka treguar edhe rastin e një futbollisti, por pa përmendur emër, që e ngacmonte edhe pse ishte i martuar.
“Gjithë vajzat i shkonin nga mbrapa, mundoheshin të afroheshin me një justifikim. Ai fliste më shumë me shoqen time, ata ishin moshatar, pastaj donte të me fliste dhe mua, por unë i përgjigjesha shumë shkurt. E shikoja që ai nuk po m'i ndante sytë. E njihja shumë mirë dhe gruan e tij edhe kam pasur gjithmonë respekt për të dhe nuk e kuptoja se si ai kishte nevojë te shkonte ne darkë me dikë tjetër. Më pas më gjeti dhe instagramin”, rrëfeu Beniada.