Beqarët me fat dhe guximtarë, e diel me surpriza/ Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet sot për ju

8 Mars 2020, 07:15| Përditesimi: 8 Mars 2020, 07:19

  • Share

DASHI
Me bekimin e Neptunit jeta juaj në çift ka për të qenë e jashtëzakonshme sot. Nuk do keni aspak probleme apo debate me atë që keni në krah. Beqarët do kenë një jetë sociale mjaft aktive dhe nuk do e ndiejnë nevojën për të filluar një lidhje. Në planin financiar duhet t'i bëni me kujdes llogaritë në mënyrë që të mos ju dalin probleme as në ditët në vijim.

DEMI
Jeta juaj në çift do marrë tatëpjetën gjatë kësaj dite dhe e gjithë kjo për shkak se i jeni përkushtuar aq shumë punës saqë e keni lënë mënjanë partnerin. Beqarët do ritakohen pas shumë vitesh me disa persona që kanë simpatizuar dhe do fillojnë të ndiejnë goxha. Me shpenzimet do jeni të arsyeshëm dhe nuk do bëni aspak hapa të gabuara.

BINJAKET
Merkuri do e bëjë ditën e sotme edhe më të animuar e plot hare. Për asgjë nuk do keni ankesa dhe do ndiheni më të përmbushur se më parë. Beqarët do vendosin më në fund të pranojnë disa ftesa që iu janë bërë dhe shumë shpejt mund të ndryshojnë edhe statusin. Për financat yjet do sjellin stabilizim të plotë. Nuk do gjendeni aspak në vështirësi për të kryer investimet e nevojshme.

GAFORRJA
Nëse jeni në një lidhje sot do kuptoni një anë tjetër të karakterit të partnerit tuaj e cila do ju pëlqejë shumë. Ka mundësi që për ju të fillojë një etapë akoma më e bukur. Beqarët duhet të tregohen shumë më të matur gjatë kësaj dite sepse mund të joshen nga persona pa vlera. Kombinimi i yjeve për sektorit e financave do jetë i mirë dhe nuk do keni as problemin më të vogël.

LUANI
Ka rrezik që sot të reagoni ashpër ndaj partnerit tuaj dhe marrëdhënia mes jush nuk do jetë aspak si e kishit ëndërruar. Trishtimi do ju pushtojë gjithë kohës. Beqarët do jenë me fat pasi do njohin persona me shumë vlera, vetëm se nuk duhet të tregohen mendjemëdhenj. Buxheti nuk do jetë i keq, por nëse nuk e menaxhoni korrektësisht do keni goxha tronditje.

VIRGJERESHA
Rregulloni çdo gjë gjatë kësaj ditë në mënyrë që t'ia mbathni për diku me partnerin. Vetëm ashtu marrëdhënia juaj do kthehet aq pasionante sa më parë. Beqarët duhet t'i pranojnë gjërat ashtu si janë dhe nuk duhet të bëjnë sakrifica për ta ndryshuar statusin. Në planin financiar nuk do bëni aspak gabime dhe të gjithë do ju kenë zili për gjendjen në të cilën do jetoni.

PESHORJA
Jeta juaj ne çift do mbrohet gjatë gjithë kohës nga yjet sot. Do keni një marrëdhënie shumë të bukur me partnerin dhe nuk do ndaleni së përgatituri surpriza për njëri-tjetrin. Edhe beqarët do ndihen mirë dhe të buzëqeshur sepse yjet do i ndihmojnë të kenë takimet e ëndrrave. Me shpenzimet tregohuni sa më të kujdesshëm sepse po filluan problemet zor se do e rimerrni dot më veten.

AKREPI
Sido që të vijnë punët gjatë kësaj dite mundohuni të mos e lëshoni veten. Çdo problem e ka një zgjidhje. Nëse partneri ju thotë fjalë lënduese bëjani atij të ditur këtë gjë dhe ai nuk ka për ta përsëritur më gabimin. Beqarët do jenë sensualë dhe do marrin disa propozime. Në planin financiar fati do jetë gjithë kohës në anën tuaj dhe nuk keni për të pasur asnjë lloj vështirësie.

SHIGJETARI
Nëse nuk merrni masa rutina do ju pushtojë gjatë gjithë kësaj dite dhe keni për të pasur probleme të vogla në çift. Kujdes edhe mos e bëni xhelozë atë që keni në krah. Beqarët do kenë një jetë socialë mjaft aktive dhe nuk do e kenë të vështirë ta gjejnë edhe personin e ëndrrave. Financat kanë për të mbetur të kënaqshme pavarësisht dëshirës tuaj të madhe për të kryer shpenzime.

BRICJAPI
Mundohuni të dilni nga guaska ku jeni futur ju të dashuruarit sepse përndryshe do lindin keqkuptime dhe do keni probleme të vazhdueshme. Beqarët do jene guximtarë dhe nuk do ketë aspak frikë t'i shprehin ndjenjat. Një pjesë do marrin rezultatin e shumëpritur. Në planin financiar me pak durim dhe mbështetje nga familjarët do i zgjidhni problemet.

UJORI
Në jetën tuaj sentimentale duhet të tregoheni sa më të matur sot dhe të mos thoni gjëra të gabuara. Partneri nuk do jetë në humorin më të mirë të mundshëm dhe çdo gabim mund të sjellë pasoja. Beqarët duhet të reflektojnë mirë para se të hedhin hapa pasi kështu do shmangin lëndimet. Yjet nuk do sjellin probleme për financat kështu që ju do ndiheni gjithë kohës të qetë.

PESHQIT
Falë mjedisit të ngrohtë yjor, marrëdhënia juaj me partnerin do jete e shkëlqyer sot. Në çdo moment do kaloni momente të bukura, nuk do mungojnë surprizat dhe as premtimet.
Beqarët do i çmendin të gjithë ata që do kenë pranë me pamjen dhe sensualitetin e tyre. Në planin financiar gjërat nuk do jenë aspak të lehta, megjithatë me pak më shume përkujdes mund t'ia dilni mbanë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?