Aksi Bilçë-Drobonik

Politikë

Berat/ Gati rruga Bilçë-Drobonik, Rama: Do shkurtojë ndjeshëm distancën e lëvizjes së mjeteve

18 Shtator, 15:20| Përditesimi: 18 Shtator, 15:22

  • Share

Aksi rrugor Bilçë-Drobonik në Berat është plotësuar me sinjalistikën rrugore dhe është gati për qarkullimin e automjeteve.

Ky aks rrugor do të shkurtojë ndjeshëm distancën e lëvizjes së mjeteve midis Drobonikut dhe Bilçës.

Kryeministri Edi Rama, në një postim në Facebook, shkruan se ky aks do të shërbejë edhe për vizitorët që vijnë nga jugu dhe vizitojnë Beratin e UNESCO-s.

“Në aksin Bilçë-Drobonik është vendosur sinjalistika rrugore duke përmbyllur kështu një investim të rëndësishëm për Beratin dhe zonat përreth.

Ky investim Bilçë-Drobonik, do të shkurtojë ndjeshëm distancën e lëvizjes së mjeteve midis Drobonikut dhe Bilçës nëpërmjet Urës së re të Bilçës, duke krijuar edhe një portofol të ri vizitorësh që vijnë direkt nga jugu në qytetin e UNESCO-s”, ka shkruar Edi Rama në Facebook.

 

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?