Turistët e huaj i gjen në çdo stinë të vitit në qytetin e një mbi një dritareve. Ndryshe nga vitet e tjera nuk ka vetëm turistë ditor, por janë rritur ndjeshëm prenotimet, çka tregon se turistët qëndrojnë disa ditë në qytetin muze të UNESCO-s. Në rrugët me kalldrëm dhe pedonale të sheh syri më shumë turistë se sa qytetarë beratas.
“Shumë qytet i bukur, sidomos këtu në kala ku shihet gjithë qyteti. Njerëzit miqësor po kënaqem.
Për herë të parë vij në Berat, kam vizituar dhe Shkodrës. Shumë mirë po kënaqem është qytet I magjishëm me plot histori. E kam dëgjuar nga miqtë dhe vendosa ta vizitoj.
Vijmë nga Franca për herë të parë jemi këtu. Pamja është fantastike, do qëndrojmë disa ditë, i vetmi problem është me sistemin e taksive dhe çmimet e tyre”, shprehen turistët.
Ky vit ka shënuar rritje të ndjeshme me plot 100 mijë turistë më shumë se në 2019-ën.
“Ky sezon turistik ka qenë i jashtëzakonshëm për Beratin dhe po vazhdon të jetë një sezon shumë i mirë Ne kemi fatin e mirë që Berati nuk ka një sezon specifik turistik gjatë gjithë muajve vazhdojmë të presim turistë. nuk kemi jo vetëm gjatë stinës së verës por edhe sot që po flasim kemi turista. Ne nuk kemi vetëm turistë të huaj por edhe turist vendas gjatë fundjavave. Po ti referohemi shifrave ne kemi një numër më të lart turistësh në krahasim me vitin 2019. Në vitin 2019 bazë të kalkulimeve ne kishim rreth 200 000 turistë ndërkohë deri tani ne kemi kaluar mbi 300 000 turistë. Besoj që ky trend do vazhdoj deri në fund të këtij viti. Fati mirë është që ky sezon ka qenë më i shtrirë në fshatrat dhe gjitha pikat atraksionit që ne kemi..”, thotë Ervin Demo, kryetari i Bashkisë Berat.
Qyteti 2400 vjeçar të ofron histori, natyrë e gastronomi por mbi të gjitha mikpritjen ndaj dhe është i vizitueshëm gjatë gjithë vitit.