BERAT- Pas një konflikti për motive të dobëta gjatë mbrëmjes së djeshme, në lagjen "Çlirim", ku 35-vjeçari Arsen Bitri goditi me thikë 44-vjçarin Erjon Daja.
44-vjeçari ka qënë duke udhëtuar me një mjet tip Volsvagen kur është konfliktuar përgjatë rrugës me drejtuesin e një automjeti Volsvagen Passat.
Të dy fillimisht janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe më pas 44-vjeçari Erjon Daja është qëlluar me thikë në këmbë.
Autori i plagosjes, Arsen Bitri, u largua nga vendngjarja dhe policia po punon për kapjen e tij. Konflikti mes Bitrit dhe Dajës mësohet se ka filluar që në mesditë, kur të dy janë konfliktuar në një lagje tjetër të qytetit
I plagosuri 44-vjeçar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndaj autorit ka nisur procedim penal në gjendje të lirë, ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje" dhe "Prishja e qetësisë publike".