BERAT - Stuhia e së shtunës ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në serat e fshatit Samaticë, bashkia Dimal. Vorbulla e erës ka shkaktuar dëme në plastmasët në shtyllat mbajtëse dhe skeletin prej hekuri të cilët mbajnë të gjithë strukturën e serave.
Fermeri Dashnor Zaimi tregon se ishte pranë daljes së serë dhe për fat kanë arritur të dalin me shpejtësi pasi shtyllat e betonit filluan të bien nga stuhia. Ai thotë se kanë kaluar momente paniku.
Po ashtu, Zaimi shprehet se janë dy familje, ai ka dy dynym tokë ndërsa kunati i tij ka një hektarë.
“Ishim duke punuar kur filloi stuhia, ishim duke punuar. Unë kam harxhuar 22 milionë kam marrë kredi. Nuk e përballojmë dot nëse nuk do na ndihmojë shteti, do emigrojmë”, tha Zaimi.
Ndërsa Fiqiri Cako, një tjetër fermer shprehet se iu deshën 15 vjet që të punonte në emigrim dhe të ngrinte serën por fatkeqësisht iu dëmtua nga stuhia disa vite më parë ndërsa shpreson të marrë ndihmë.
“Shpresojmë që të na ndihmojnë, ky është apeli im”, tha Zaimi.
Samatica është një nga fshatrat e njësisë Administrative Kutalli me sipërfaqe të madhe me sera. Vetë në Samaticë llogariten mbi 5 ha me sera dhe e gjitha mbahet me të ardhura nga prodhimi që sigurojnë nga këto sera.
Sigurohuni aga ,nuk doni të paguani siguracionet dhe kërkonì edhe p... edhe të rruar aga
PërgjigjuDoni t'i bini qylit?! Se pari,sot nuk perdor njeri sera me plastmas,por perdoren me xham plastik.Se dyti,kolonat e betonit qe kane rene mund t'i fiksoni vete,nje automjet i rende dhe nja dy zinxhir te forte e te trashe,ose kavo per terheqje dhe ato shkojne ne vend kollaj,sa per riparimin e plasmasit,diku natribant e diku ndonje mballome plasmasi dhe me kaq mund te mbijetoni kete vit.Nuk je ne socializem qe te kerkosh ndihmen e shtetit per cdo gje.
PërgjigjuLe te sigurohet, prona bisnesi, e jo te presin nga shteti. Se keshtu jane te demtuar edhe te tjeret qe jane ne regull
PërgjigjuVetem ne Shqiperi degjon cudira te tilla! Kam bere investim, kam marre kredi, te me ndihmoje shteti! Kur ti nuk ndihmon veten duke siguruar pronen, nuk ka shtet qe te ndihmon. Njerez pa sens biznesi!
Përgjigju