Berat/ Trafikoi ‘nusen’ në Itali për prostitutë, 17 vite burg për vjehrrën tutore! E kërcënonte se do i vriste mamanë

21 Maj, 12:45| Përditesimi: 21 Maj, 15:06

  • Share

BERAT- “Ti do të vish në Itali dhe po hape gojën të shkosh në polici ne do të vrasim mamanë” i tha Dashuri Shkurti, M.S, të fejuarës së djalit të saj E.M. Një e re nga qyteti i Beratit ka rënë pre e trafikimit me qëllim prostitucionin, nga nëna e personit që ajo e kishte njohur për lidhje dashurore . Në fund të hetimeve të nisura në vitin 2018, prokuroria kërkoi 22 vite burg për Dashuri Shkurtin, ndërsa gjykata e shpalli të pandehurën fajtore dhe e dënoi me 17 vjet. 

Viktima, M.S. ka deklaruar se rreth muajit Shkurt të vitit 2018 ka qenë e papunë dhe e asistuar nga shërbimet sociale të qytetit të Beratit kur është njohur me të pandehurin E.M., njohje e cila pas pak kohësh është zyrtarizuar dhe në familjet e tyre. Pas përfundimit të ceremonive përkatëse, kur e reja shkoi të jetojë tek banesa e të fejuarit i cili përgjithësisht e trajtonte mirë por shumë shpejt nisën dyshimet për sinqeritetin e të pandehurit.

Vajza ka treguar në prokurori se gjatë një bisede në rrjetin social facebook, ajo e prezantuar në komunikim me të ëmën e tij, Dashuri Shkurti, zbuloi planin për dërgimin e saj në Itali. Gjatë hetimit Prokuroria zbuloi prova që e pandehura Shkurti, në bashkëpunim me shtetasit E.M. dhe F.D. ka rekrutuar, transportuar në Itali M.S., me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

Dashuri Shkurti dhe dy burrat, e trasportuan dhe trafikuan të papunën nga Berati në Vlorë e më pas në Itali , nëpërmjet fshehjes dhe formës së ngjashme me skllavërimin duke e ndaluar të takohet dhe komunikojë me persona të tjerë dhe familjarët, duke e detyruar që t’i bindej çdo urdhri të saj.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 02/06/2024 17:18

    Futini në burg kto lloi plerash e aty kalbini gjith jetēn.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?