Sali Berisha

Berisha dhe familja si punishte arkivolesh!

3 Gusht 2022, 20:24| Përditesimi: 3 Gusht 2022, 20:28

  • Share

Pa kaluar 24 orë nga ngjarja e dhimbshme e Potamit, njeriu që ka në biografinë e tij 26 viktima të Gërdecit si përgjegjësi direkte e djalit të tij dhe 4 të vrarë në 21 janar, po rrëmben arkivolin e rradhës për të bërë një protestë kundër Ramës. Fabula në fakt nuk ka asnjë arsye ku të qëndrojë dhe as paralele, pavarësisht se frëngjia mediatike e djalit të tij, portali “Syri”, po bën çmos të kanalizojë një dhimbje mbarëkombëtare, në interes të familjes Berisha duke manipuluar faktet dhe shtrembëruar ngjarjen.

Makina e propagandës se Berishës po bën çmos për të arritur qëllimin e tij për të krijuar psikozën kolektive, të prekë ndjeshmërinë e njerëzve, dhe për këtë sulmon kë nuk i vete pas avazit apo përpiqet të ruajë gjakftohtësinë në një situatë ku shumë njerëz janë traumatizuar.

Turizmi shqiptar po pëson sulme nga të gjitha anët, ku një përgjegjësi e madhe është e familjes Berisha. 9 vite pas largimit të tij nga pushteti, kur industria e turizmit po përpiqet të rimëkëmbet, kur po krijohet kuadri ligjor për turizmin cilësor dhe detar, ku gjithë struktura e shtetit e cila ka mangësi materiale përpiqet të ngrejë një strukturë moderne mbi shkretëtirën që trashëgoi, Berisha shfrytëzon çdo rast dhe çdo arkivol që e ndihmon të thyejë dyert e Kryeministrisë që të mundet të hyjë edhe njëherë.

400 të vdekur në vit ka Italia nga mbytjet apo aksidentet ujore; disa herë më shumë se Shqipëria e krahasuar për frymë popullsie, por askush nuk merr arkivolet të shkatërrojë vendin. Njeriu që la 3.700 të vdekur në mandatin e parë dhe një shtet të shkatërruar, nam i cili do të na shoqërojë edhe në 100 vitet që vijnë; njeriu që bashkë me familjen hodhi në erë 26 shqiptarë në Gërdec dhe vrau 4 veta në mes të bulevardit, shpreson të nusërojë për herë të tretë dhe këtë rradhë duke shfrytëzuar arkivolin e një foshnje.

Nuk besoj se ka mbetur njeri në Shqipëri që nuk iu dhimbs ai fëmijë dhe që nuk dënoi e përbuzi një fundërrinë vrasëse që mbante uniformën e shtetit. Por pakkush, përveç plehrave që ka talentin të mbledhë Berisha rreth vetes, do t'i shkojnë pas në këtë sipërmarrje. Shqiptarët janë në nivelin e babait të foshnjës, që në mes të atij vaji që as hasmit nuk i urohet, kërkoi drejtësi nga shteti. Dhe drejtësia u bëftë, me shpresën që një ditë do të bëhet edhe ndaj njeriut që arkivolet i përdor për të ardhur në pushtet/dritare.net

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • minushe: 04/08/2022 10:46

    po si na kane kapur ne dhe te ardhmen e femijve tane keta njerez dhe nuk na shqiten more aman... edhe pse nuk votohen jane prape aty te bejne zhurmuesin. na lodhen por Zoti i vrafte aty ku i dhemb me shume! sna lane rehat ne hallet tona por gam gam .Si ka ngel pike cipe sic thote shqiptari Clloj racash paskan qene...

    Përgjigju
  • Person: 04/08/2022 03:18

    Nuk gjenden fjale per te ngushelluar ate familie,por te jene te sigurt qe gjithe shqiptarve te ndershem u dhimset ajo vajze e vogel e pafajshme U prefsh ne paqe o Engjell????Drejtesia te beje punen e vet po ashtu e politika te mos politizoje atje ku nuk duhet Nje 100 mije here te lumt o Dritan Persosur fare e ke shkruar. Nuk duhen fjale te tjera ,shume bukur Nuk e imagjinoj dot qe ka edhe te shkolluar ( ndoshta te shkalluar100%) qe vazhdojne ndjekin non graten qe nuk di c’te beje per hallin e vet qe me keq se me pare eshte kthyer ne nje Mage e kukuvajke ndjellakeqase Nje shushunje qe nuk i shqitet vendit , nje I cmendur qe nuk diti te flase nje here si njeri,por vjell nga goja vetem vrer Vicitolasi I arkivoleve mos i hapi me plage vendit ,boll boll boll nuk mban me peri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?