Berat Gjimshiti

Berisha dhe Gjimshiti ndalin Juventusin, Lazio fiton dhe ngjitet në vendin e katërt

26 Dhjetor 2018, 19:08| Përditesimi: 26 Dhjetor 2018, 19:10

  • Share

Juventus ishte fare pranë së bëri një dhuratë të hidhur për tifozët në këtë atmosferë Krishtlindjesh pasi sot ka barazuar me vështirësi 2-2 kundër Atalantës në “Seria A”. Në sfidën e luajtur në bergamo bardhezinjtë morën avantazhin që në minutën e 2 pasi Gjimshiti devijoi një top në portën e Berishës. 

Me kalimin e këtij moment të vështirë zikaltërit e Gasperinit morën veten dhe arritën të barazonin në minutën e 24 me Duvan Zapata-n. Ishte po I njëjti futbollist që përbysi shifrat në pjesën e dytë para se Juventusi të mbetej me 10 lojtarë për shkak se Bentacur mori të verdhën e dytë.

Për të shpëtuar Juven nga humbja e parë në këtë sezon mendoi Ronaldo që barazoi me kokë pas një devijimi të Mandzukic. 

Ndërkohë ndryshe nga Juventusi, Lazio ka fituar 0-2 në transfertë kundër Bologna-s dhe është ngjitur në vendin e katërt. Në sfidën e zhvilluar në “Dalara” golat për kryeqytetasit I realizuan Felipe dhe Lulic.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?