Berisha e akuzoi  si anëtar i organizatës kriminale për 'Toyota Yaris', Basha: Dosja e vetme që ekziston është ajo 'non grata' nga SHBA

3 Dhjetor 2021, 19:10| Përditesimi: 3 Dhjetor 2021, 19:43

  • Share

1591096256_basha.jpg

Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës, i cili tha se ai akuzohet nga prokuroria belge si anëtar i organizatës kriminale për 'Toyota Yaris'. Basha tha se këto trillime nuk fshehin dot të vërtetën e Berishës dhe se dosjes së tij 'non grata' nga SHBA.

"Trillimet e shpifjet nuk e zgjidhin dot hallin e Sali Berishës. Ka vetëm një dosje, ka vetëm një çështje dhe ajo është çështja NON GRATA nga SHBA. Është kjo çështje që e detyron Sali Berishën të bjerë kaq poshtë me shpresën se do ta shndërrojë PD-në në mburojë të interesave personale. Nuk ka gjë më të ulët se të përdorësh demokratët dhe ndjeshmëritë e tyre si mish për top për hallin tënd personal", shkuan Basha'


Lajmi kryesor:

Berisha: Pengkryetari anëtar i organizatës kriminale nga belgët për 'Toyota Yaris'! ‘11 dhjetori’ zhvillohet në ‘Air Albania’...(stadiumin që e cilësonte si folenë e klanit mafioz të Ramës)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?