Berisha e Basha në tryezë? Shehu: Tani s’ka kompromis! Selia e PD s’do të merret me dhunë! Protesta në 8 janar për të hapur e forcuar partinë

3 Janar 2022, 20:00| Përditesimi: 4 Janar 2022, 07:48

  • Share

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu e përjashton mundësinë e një kompromisi mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, kjo sepse sipas tij është një çështje që shkon përtej këtyre të emrave të përveçëm. 

“Nuk është çështje as Bashe e as Berishe, kjo është thjesht implementimi i vendimeve të Kuvendit, nuk ka çështje bisedimesh mes emrave të përveçëm”, tha Shehu.

Në një intervistë për Report Tv, Shehu ka përjashtuar gjithashtu edhe mundësinë e një skenari dhune në 5 janar, datë e cila përkon me afatin e fundit që i është vendosur Lulzim Bashën për të liruar zyrën. Ai e quan “veprim formal”, për të marrë selinë blu.

“Është normale që Komisioni që po drejton PD dhe ky drejtim është aktiv se u bë dhe referendumi i takon të veprojë dhe të marrë vendime për PD, selia nuk është pronë e askujt, nuk është pronë e asnjë deputeti është pronë e të gjithëve dhe është vendi nga ku instalohen forumet drejtuese të PD, shoh këtu diçka krejt normale, është thjesht për zbatimin e vendimeve legjitime. E shoh krejt normale këtë që po ndodh në PD, është një eksperiencë e re, se çdo gjë ka lindur me iniciativën e bazës për vendime që janë në zbatim e sipër.

Basha është tashmë i larguar, e largoi Kuvendi dhe ratifikimi i Kuvendit që u be, PD nuk ka një kryetar aktual derisa të bëhen zgjedhjet e reja. Basha nuk është kryetar i PD është një vendim i marrë, deliberative dhe pa asnjë luhatje dhe dyshime në të. Selia e PD është e marrë, ajo është pronë e PD dhe nuk ka dhunë për ta marrë, se është pronë e PD dhe çdo gjë do të zhvillohet në mënyrë normalë për t;u marrë në dorëzim selia për të vijuar më tej me riformatimin e PD, është një proces që nuk ka nevoje që të diskutohet që do të ndodhë ndryshe. Veprim formal të marrjes në dorëzim të asaj strukture”, tha Shehu.

Protesta kombëtare e thirrur në 8 janar, duke se është një tregues force nga ana e Berishës, një mesazh për Bashën. Kjo sepse kauza e saj kryesore janë fjalimet e artikuluara nga Berisha “për një PD më të fortë e më të bashkuar”.  

“Është një protestë që ka për synim që të shtyjë përpara hapjen e PD dhe duke forcuar PD, diçka që lidhet me forcimin e PD, me konsolidimin e PD, me demokratizimin e PD që do çojë edhe në forcimin e opozitës dhe në luftën opozitare, pastaj elementët teknik, itenerari do i mësoni shumë shpejt, në kohën e duhur, brenda dy ditësh se janë akoma në përpunim. Kjo protestë është për forcimin e PD, demokratizimin e PD, kthimit të saj në PD e idealeve të dhjetorit”, përfundoi Shehu në Report.

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fadili: 04/01/2022 05:08

    Toke e xanum

    Përgjigju
  • Ponte: 03/01/2022 23:59

    Tritani kerkon nje pras

    Përgjigju
    • Otej: 04/01/2022 00:45

      E don ne b*the

  • Sifi: 03/01/2022 20:23

    Tritan Shehu me humorin e zakonshem eshte levizje per ta kthyer PD ne idealet e dhjetorit . Po per 30 cfar pritet per idealwt ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?