Sali Berisha

Berisha e di se e vërteta nuk është konspiracioni që ai ka prodhuar

19 Korrik 2023, 11:01| Përditesimi: 19 Korrik 2023, 11:03

  • Share

Në periudhën midis dy Luftërave Botërore në SHBA u zhvillua një debat shumë i mprehtë dhe shumë i thellë mbi sfidat e demokracisë mes Walter Lipman-it dhe John Dewey-it. Debate të kësaj natyre, debate mbi rreziqet e sitemit politik demokratik janë zhvilluar gjithmonë, zhvillohen edhe sot duke qenë se vazhdimisht shoqëritë janë përballur me bjerrje të formave të ndryshme, me rënie të ndryshme madje të sistemit politik.

Lipman, një politolog dhe studiues i politikës e konsideroi demokracinë si një sistem politk që do të kishte përpara kohë shumë të zymta. Për të demokracia do të përballej me pamundësinë e qytetarëve për të zgjedhur politikanët dhe qeverinë që mbron më mirë interesat e tyre dhe të vendit të tyre. Lipman tha se duke qenë se demokracia varet plotësisht nga zgjedhjet e njerëzve atëherë një rëndësi themelore ka dija, njohja që duhet të kenë qyetarët.

Në fillimet e tij pas rënies së sistemeve tradicionale dhe pas revolucioneve në Angli, SHBA dhe Francë sistemi demokratik, teoria politike mbronte idenë se qytetarët duke qenë të informuar si pasojë e lirisë që krijon vetë demokracia do të kenë mundësi të zgjedhin mirë dhe drejt. Për Lipman kjo nuk ishte e saktë sepse sipas tij (dhe siç u provua dhe po provohet vazhdimisht) më shumë informcaion nuk do të thotë domsodoshmërisht më shumë pjesëmarrje të mençur apo të ndriçuar në jetën publike. Më shumë informacoion mund të çojë në më shumë zhurmë, më shumë militantizëm dhe në më shumë injorancë.

Lipman tha se “ideali demokratik konsistonte në një ambient ideal dhe në një klasë politike të përzgjedhur”. Ambienti në atë kohë në SHBA sipas Lipman ishte i mbushur me padrejtësi dhe krim, me racizëm dhe lëvzje politike të shumta dhe çështjet për të cilat duhet të kishin informacion votuesit ishin të shumta. Lipman tha “simpatitë e mia janë të gjitha me qytetarin sepse atij i është vënë një detyrë e pamundur, një barrë e pambajtshme sepse i kërkohet të jetësojë këtë ideal të paarritshëm. Edhe unë që e kam detyrë studimin e politikës, njohjen e çështjeve dhe të ambientit nuk gjej kohë, nuk mund të bëj atë që pritet prej meje për teorinë e demokracisë që do të thotë se unë duhet të njoh se ç’po ndodh dhe të kem një opinion të vlefshëm mbi çdo çështje apo pyetje që ka të bëjë me qeverisjen dhe vetëqeverisjen e komunitetit.”

John Dewy e pranoi sfidën apo rrezikun e madh me të cilin përballej demokracia. Dewy ra dakord me Lipman se ambienti është kompleks, se çështjet janë të ndërlikuara dhe se përgjigjet nuk mund të jenë kurrë të thjeshta. Përgjigjet e thjeshta për çështje të ndërlikuara apo për ambiente të ndërlikuara janë gjithmonë të rrezikshme. Ata të dy u ndanë tek zgjidhja. Lipman mendoi që të krijohet një byro, një agjensi e cila të bëjë të mundur që njerëzit, publiku, votuesit të merrnin informcionin e duhur dhe të pajiseshin me njohjen e duhur pasi politikanët dhe partitë do të përpiqeshin ti fusnin në zhurmë, ti zhysnin në emocione dhe ti gënjenin. Lipman iu tremb shumë edhe medias e cila nuk do ta bënte punën e saj dhe lajmet apo informacionet e saj do t’i shërbenin asaj që synonte politika. Dewy e quajti të gabuar zgjidhjen e Lipman. Ai tha se kjo zgjidhje do të sillte ose teknokraci ose oligarki. Dewy tha se njerezit, votuesit mund të kishin njohjen e duhur në qoftë se komunikimi në komunitete do të ishte i vazhdueshëm, njerëzit do të ishin të organizuar dhe do të bënin jetë komunitare. Ai tha se njohja mund të vijë vetëm nga bisedat e vazhdueshme të qytetarëve me njëri-tjetrin në jetën komunitare ku ata ndanin vlera politike dhe morale të përbashkëta. N.q.s ky komunikim do të thyhej, n.q.s bisedat mes qytetarëve në jetën komunitare do të zhbëheshin atëherë gjërat që do të ishin vërtet keq.

Pavarësisht zgjidhjes që dha secili, e rëndësishme është se ata e panë pamundësinë e njohjes nga qytetarët dhe nga votuesit si rrezikun më madh të sistemit politik. Politikanët dhe qeveria do ta përdornin këtë pamundësi të qytetarëve për t’i manipuluar ata. Kjo gjë kishte ndodhur edhe më herët, kjo gjë ndodhi më vonë në masë edhe më të rëndë.

Përmes llojeve të shumta të sjelljeve politike dhe të diskurseve të ndryshme politike që janë përdorur për të shfrytëzuar këtë pamundësi të qytetarëve për të pasur njohje, është edhe ai konspiracionist, ai i ekzistëncës së një komploti të madh dhe shkallëgjerë ndaj një politikani, një partie, grupi shoqëror, një kombi, një shoqërie etj.

Gjuha konspiracioniste, përdorimi i komplotit si mjet politik, bën saktësiht atë të cilës iu trembën më shumë Lipman dhe Dewy, bën shpegimin e thjeshtë të një gjejë të ndërlikuar, shpjegon me një lidhje ekstremisht të shkurtër një gjendje që shpjegohet me analiza serioze mbi veten, mbi faktorët politikë, mbi faktorë socialë apo psikologjikë, mbi raportin e fakteve me njëri-tjetrin dhe mbi raportin në radhë të parë të “fakteve” me të vërtetën etj. Duke qenë një shpjegim i thjeshtë mbi një gjendje apo një mori rrethanash dhe faktorësh, ajo përthithet dhe hyn shpejt në mendjet e njerëzve.

Gjuha konspiracioniste përdor në mënyrë të fuqishme jo vetëm pamundësinë e qytetarëve për njohje, por edhe kapacitetin e kësaj gjuhe për t’u përhapur në mënyrë mimetike në mënyrë të shpejtë mes njerezve. Me anë të mimetizmit kjo gjuhë bie tangent në kokat e njerëzve si në një reaksion zinxhir, nuk iu jep atyre mundësinë të mos e lejojnë t’u bjerë tangent dhe të mendojnë për të sepse ajo është një shpjegim i thjeshtë për diçka të komplikuar. Pra në mënyrë mimetike ajo përhapet shpejt nëpërmjet rënies tangent në kokat e njerëzve, i bind ata që ajo është e vërteta duke përdorur pamundësinë e njerëzve për njohjen e nevojshme.

Richard Hofstader, një historian i njohur amerikan ka bërë ndoshta studimin më të rëndësishëm mbi mënyrën se si kjo lloj gjuhe konspiracioniste që flet për një armik të madh dhe të rrezikshëm që ka bërë një komplot, është përdorur për shumë kohë. Hofstader bën edhe shpjegimin më të jashtëzakonshëm, se cila është arsyeja që politikanët e përdorin këtë gjuhë.

Richard Hofstader ka parë më kujdes dhjetëra e dhjetëra lëvizje dhe politikanë që nga koha e revolucionit francez dhe amerikan. Ai ka parë se konsipiracioni, gjuha komplotiste është përdorur masivisht sidomos në shekullin e 20-të.

Në Gjermani Hitleri fliste për një komplot hebre kundër Gjermanisë, fliste për kontroll të Gjermanisë nga hebrenjtë, për kontroll të bankave, të mediave, të universiteteve, të biznesit etj. Hitleri fliste për kontroll nga hebrenjtë të qeverisë franceze, të qeversië angleze etj.

Në Itali Musolini flste po ashtu për komplot që i ishte bërë Italisë nga Franca dhe Anglia, fliste për komplot që i ishte bërë Italisë nga “Elita e shitur” politike e vendit, për komplot që kërkonte të mbante kokëulur popullin dhe shpirtin italian, i cili sipas tij dikur kishte drejtuar botën nëpërmjet perandorisë romake.

Për komplot është folur në SHBA nga senatori Mc Carthy, i cili akuzonte për komplot komunist që kërkon të rrëzojë SHBA-në. Mc Carthy shihte kudo një armik dhe një komunist. Për komplot të armiqve, për komplot të borgjezisë kanë folur Lenini, Stalini, Enver Hoxha, Fidel Kastro etj. Ata kanë “zbuluar” shumë komplote dhe komplotistë, shumë agjentë që i shërbejnë armikut.

Për komplot të “elitës” për komplot të koorporatave dhe axhendave antikombëtare dhe globaliste, për komplot të Soros, sot flasin Le Pen, kanë folur Salvini, Wilders, Hagendorm, Orban, Marjorie Green etj. Ka gati kudo në botë sot politikanë që përdorin gjuhën e komplotit, konspiracionizmin si një mjet politik bazë.

Në një analizë të hollësishme që iu bën këtyre sjelljeve politike dhe kësaj gjuhe konspiracioniste Richard Hofstader jep arsyet pse politikanët e përdorin këtë gjuhë, arsyet pse politikanët apo liderë të ndryshëm e përdorin këtë gjuhë. Këto arsye janë kudo të njëjta. Hofstader thotë se vëren se të gjithë këta politikanë, duke bërë shpjegimin e thjeshtë të gjërave komplekse kanë një stil politik të përbashkët, drejtojnë lëvizje politike anti intelektualiste. Ata nuk duan dhe rrethohen nga intelektualë në kuptimin që nuk rrethohen nga njerëz të ditur që kanë kurajon të vënë në diskutim gjërat, të kenë mendim kritik dhe të kenë kurajo ta kërkojnë të vërtetën përtej shpjegimeve të thjeshta dhe klisheve.

Hofstader thotë se arsyeja pse këta politikanë marrin teoritë konspirative dhe i përdorin ato për të shpjeguar realitetin ka të bëjë me faktin që ata shoqëria nuk i pranon. Ata e dinë që shoqëria nuk i pranon dhe reagojnë ndaj mospranimit që iu bën atyre shoqëria duke i hedhur shoqërisë teori konspiracioni me idenë se ato janë mjeti më ideal për të shfrytëzuar pamundësinë e njerezve për njohje. N.q.s. shoqëria do t’i pranonte ata nuk kishin arsye pse të përdornin teori konspiracioni thotë Hofstader. Hofstader e quan këtë stil politik, stil paranoidal.

Gjuha konspiracioniste e Hitlerit, e Musolinit, për të ardhur në një kohë më të vonë, më moderne, ishte një gjuhë që shprehte nevojën për të përdorur pamundëisnë e njerëzve për njohje, që shprehte edhe mospraninim e tyre nga shoqëria. Stili paranoidal, jo në kuptimin klinik, thotë Hofstader, zgjidhet prej tyre ose përdoret prej tyre (politikanëve) sepse ai është stili më efektiv që fsheh realitetin, prodhon zhurmë, iu drejtohet emocioneve dhe pasioneve të njerëzve dhe nuk iu drejtohet të menduarit.

Në Shqipëri gjuha konspiracioniste është e pranishme në mënyrën e saj dhe ka marrë një zhvillim të rëndësishëm që nga vitin 2021. Ish kryeministri Berisha ka që nga shtatori i 2021 që flet për një komplot kundër tij nga kryeministsri Rama, nga Xhorxh Soros, nga zyrtarë të blerë të qeverisë amerikane dhe britanike. Ish- kryeministri Berisha ndonëse i ka ndryshuar rrugës arsyet pse sipas tij u shpall non grata (fillimisht sepse ai mbrojti Kosovën), ai ka vijuar me gjuhën e fortë të kosnpiracionit. Ai ka thënë madje se konspiracioni ka qenë me tre faza dhe synonte shkatërrimin e opozitës. Pra, Rama në bashkëpunim me Soros kanë blerë vendime të qeverisë amerikane dhe të sekretarit të shtetit Blinken për të shkatërruar opozitën.

Në fillim Rama, sipas Berishes, ka marrë peng kryetarin e opozitës Basha, më pas bleu vendimin e Blinken dhe më pas me bashkëpunimin e Bashës urdhëroi nxjerrjen nga politika të Berishës. Berisha e di mirë që njerzit nuk kanë asnjë mundësi të verifikojnë apo të kenë njohje mbi ato që ai thotë. Berisha e di se ato janë shpjegime të thjeshta për një gjë të komplikuar. Berisha e di se në mënyrë mimetike ajo që ai thotë do të përhapet. Berisha e di edhe se e vërteta nuk është konspiracioni që ai ka prodhuar. Edhe dy ditë më parë ish-kryeministri Berisha, teksa kundërshtoi vendimin e qeverisë britanike për të shallur atë non grata, foli për një komplot botëror të Xhorxh Soros ndaj tij. Ai tha se provat e pretenduara janë sajuar nga Soros dhe se Soros bëri që qeveria britanike të marrë vendimin. Në fakt në atë periudhë, ministre e brendshme ( e cila firmosi non grata-n) ishte Priti Patel, një konservatore kundërshtare e ashpër e ideologjisë së mbron Soros dhe kryeministër ishte Boris Johnson, një njeri që nxori Britaninë nga BE-ja, pra një kundërtar i Soros.

E gjithë kjo gjë bëhet sepse, siç thotë Hofstader për lëvizje të tilla, ai e di që shoqëria nuk e pranon atë. Ai për shkak se shoqëria nuk e pranon, ai i hedh asaj konspiracion në mënyrë që ajo të përpëlitet në përtypjen e këtij konspiracioni. Siç thoshte Lipman, ai iu jep njerëzve qëllimisht shpjegime të thjeshta për gjëra të komplikura me shpresën se ata nuk do të mendojnë vetë. Si çdo lëvizje tjetër që përdor konspiracionin, ajo është paranoidale në stil, flet për armik, sheh kudo armiq dhe është anti intelektualiste. Lëvizja e Berishës është totalisht anti inteklektualiste. Te qenit nje lider politik dhe nje levizje politike që përdor gjuhë konspiracioniste për shkak se nuk e pranon shoqëria dëshmohet nga fakti që ish-kryeministri Berisha ka rreth dy vjet që thotë se do mbledhë popullin dhe ta derdhë rrugëve për të rrëzuar Ramën, se ai do të fitojë thellë në zgjedhje, se populli është i gjithi me të dhe se Rama po dridhet.

*Titulli origjinal: Komploti dhe shpjegimet e thjeshta të Berishës

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tata: 19/07/2023 14:29

    Politika esht si putanat,ngre fundin atij qe paguan,pra behet me te gjitha format. Nuk mund te jesh idealist ne politike sepse ka rene perdja e ideollogjive. Jemi vetem para faktit te konfliktit mes grabitqareve,ku cmimin e paguan krahu punes ndersheme,pra si komunizmi edhe demokracia jane vetem nje vegim qe tashme kane humbur shkelqimin. Ne emer te komunizmit u vrane njerez,ne emer te demokracise vazhdon vrasja,pra ku eshte e verteteta? Ca te pasur behen edhe me te pasur,ca vriten e priten per tua marre pasurine. Kjo eshte lufte per pasuri. Ketu jemi edhe kur gomeret tane na mbajne fjalime ngasheruese,sepse ASNJE NUK KONTROLLOI KURRE KU PERFUNDOJNE REZERVAT E POPULLIT QE I ZGJODHI,PRA SE CAU PER DJERSEN E TIJ. URREJ GJIIIITHE POLITIKANET DHE ENDERROJ QEVERI TEKNIKE,STRUKTURA TE FORTA KONTROLLI NE DETYRE

    Përgjigju
  • Niko: 19/07/2023 14:08

    Perfekte!

    Përgjigju
  • Eri: 19/07/2023 12:50

    Ajo qe shohim ne rastin e Berishes dhe evidenca, nuk eshte konspiracion, si me te drejte ka shtjelluar autori me lart. Kemi te bejme me nje rast jo sa te panjohur por disi atipik te nje forme te korrupsionit si element i krimit transnacional nderkombetar. Ku spekullatore si Sorros, dhe zyrtare neper shtete ne pozita te ndryshme, psh kryeminister ne Shqiperi, apo ambasadore ose oficere te larte te FBI te SHBA, ne bashkepunim, zbatojne operacione nen mbulese te politikes se jashtme duke shenjestruar elemente te dobet opozitare si Berisha, per te avancuar ne projekte korruptive ne ballkan, ose edhe thjesht per te eksperimentuar. Problemi ne kete rast eshte deshtimi. Dhe per te shmangur kete, jo pa siklet ambasadori britanik shprehet se do te qe nje cenim i imazhit te UK, nese konfirmohet ne gjykate. Ne fakt, vetem duke patur parasysh monstruozitetin korruptiv ne rastin ineciatori, duket se pretendimet e Berishes ndaj kesaj mafie hibride nderkombetare nuk duket te jene pa baza. Zakonisht, media investigon. Ne te dy aspektet, pro ose kunder. Por kur ajo thjesht thjesht rreshtohet kah njeres pale, thjesht ne mos e paafte eshte e korruptuar, e kapur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?