Berisha e Malltezi nesër tjetër kërkesë të re për lirinë! Avokatët: Janë zbutur nevojat e sigurimit

7 Prill, 11:49| Përditesimi: 7 Prill, 14:47

  • Share

TIRANË- Për të disatën herë që nga vendosja e masave te sigurisë nga GJKKO me kërkesë të SPAK, Sali Berisha dhe dhëndri i tij  Jamarbër Malltezi i janë drejtuar Gjykatës së Posaçme për zëvendësimin e këtyre masave me masë me të lehtë siç është ajo e detyrimit për tu paraqitur.

Në kërkesën e drejtuar gjykatës avokatët e Berishës dhe Malltezit argumentojnë se në këtë faze që ndodhet hetimi janë zbutur nevojat për mbajtjen e tyre ne masën “arrest shtëpie” dhe për këtë arsye kërkojnë vendosjen e një mase me të lehtë. Kërkesat do të shqyrtohen të hënën nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila është gjyqtarja e hetimeve paraprake.

Gjyqtarja Gjoka ka caktuar orën 13.00  për t’i shqyrtuar të dyja kërkesat në një seancë, pasi edhe kërkesat janë të njëjtat dhe për  të njëjtën dosje. 

Sali Berisha dhe dhëndri  i tij Jamarbër Malltezi ndodhen prej muajsh në masën arrest shtëpie. Berisha akuzohet për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim, neni 260 dhe 25 i Kodit Penal lidhur me privatizimin e ish kompleksit Partizani, ndërsa Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim, Neni 260 dhe Pastrim i Produkteve për të njëjtën dosje.

Disa herë gjykata u ka thënë jo kërkesave te tyre për ndryshim mase, por avokatët e dy të akuzuarve nuk heqin dorë nga këto kërkesa duke iu drejtuar thuajse çdo javë gjykatës për të mundësuar lirinë për dy klientët e tyre. Ndërkohe që prokuroria e Posaçme ka kundërshtuar në të gjitha rastet ndryshimin e masave duke kërkuar vazhdimin e tyre ne arrest shtëpi.   

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?