Pas ngjarjes së djeshme të Elbasanit dhe reagimit të ashpër të shoqërisë dhe komunitetit ndërkombëtar, opozita është vënë vertet në një pozitë të vështirë.
Njerëzit më kamikazë të saj në panele kanë justifikuar dhunën. duke e konsideruar si një veprim “normal”, si “përgjigje logjike” ndaj pushtetit të Edi Ramës, edhe pse deklaratat e tyre ligjërisht e moralisht janë kryekëput jashtë e kundër ligjit e etikës. Megjithatë, duhet vërejtur se ngjarja e djeshme ka sjellë një ndryshim të rëndësishëm në radhët e opozitës shqiptare.
Grupet e saj në rrjet, duket janë shtyrë të marrin votat e kundërshtarëve të Edi Ramës dhe PS-së, pa ja adresuar ato Lulzim Bashës.
“Vetëm të ikë, se ka kush vjen!” është sllogani që po qarkullon prej 48 orëve në rrjet prej grupeve që shikoheshin madje si njerëzit e Lulzim Bashës.
Por që duket se ata nuk ishin të tillë, ngaqë Lulzim Basha realisht nuk ekziston fare, madje s’ka folur për vrasjen në Elbasan. Të vetmit që folën kanë qenë Ilir Meta e Sali Berisha, si dhe njerëzit e tyre në qarqet mediatike. Asnjë fjalë nuk tha Lulzim Basha, as dje e as sot. Ndërkaq, njerëz që janë konsideruar pranë Bashës në staf kanë tentuar të japin një mesazh publik sot, se vrasja ka ndodhur, por me arsye, se “Edi Rama ja u ka sjellë në majë të hundës”.
Kurse të tjerë, njerëz të rrjeteve të PD-së kanë qenë më të qartë, ku kanë thënë se PD e ka bërë të qartë se do të përdorë njerëz të armatosur e luftë direkte. Këto kamikazë politikë, kanë nisur prej 48 orësh që të lëshojnë një parullë që duket e pazakontë, e cila është qartësisht kundër Lulzim Bashës.
Është e qartë që shpërndahet nga njerëz të opozitës, madje njerëz që janë konsideruar në stafin Basha. E kanë shkarkuar që sot, dhe nuk kanë asnjë kompleks, edhe pse është kandidat për kryeministër. Po të shikosh në rrjetet pro opozitës ky slogan sot është më popullori.
Lulzim Basha është shkarkuar që dje, kur ai nuk foli për Elbasanin…/TemA