Politikë

Berisha: Fëmijët e mi s'kanë pasur kurrë një dosje në gjykatë, Rama prej tre vitesh dërgon vendimet e qeverisë sime në SPAK

26 Nëntor 2021, 17:46| Përditesimi: 26 Nëntor 2021, 17:52

  • Share

1637945386_Ber.JPG

Ish-lideri historik i PD, Sali Berisha, deklaroi nga ‘Foltorja’ e Kurbinit se fëmijët e tij nuk kanë patur kurrë një dosje, për asnjë çështje në gjykatë. Ish-kryeministri theksoi se Edi Rama ka dërguar prej tre vitesh dhjetëra vendime të qeverisë së tij (Berishës) në SPAK, por sipas Berishës të gjitha janë kthyer, se ai ka zbatuar vetëm ligjin dhe nuk ka bërë asnjë shkelje.

“Thonë se kam dosje. Fëmijët e mi s'kanë pasur dosje për asnjë çështje, dhe Berisha kurrë nuk ka patur. Ju bëj me dije se Rama prej tre vitesh ka dërguar me dhjetëra vendime qeverie në SPAK, që të gjitha janë kthyer sepse Sali Berisha ka zbatuar ligjin.”-tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha: Ramën e paralajmëroj si Nanon! Mjerë ai ç'do heqë! Basha i përshtatshëm për qelitë në Shqipëri e SHBA! Kryedemokrati: Qesharake, ti s'njeh kufi për interesat e tua personale


  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?