Strakosha në momentin e pësimit të golit

Berisha fiton derbin me Strakoshën, Atalanta mund Lazion dhe sheh nga Champions

18 Dhjetor 2018, 09:43| Përditesimi: 18 Dhjetor 2018, 10:11

  • Share

Etrit Berisha fiton derbin me Thomas Strakoshën në Serinë A. Atalanta e Berishës mposhti 1-0 Lazion në ndeshjen e javës së 16-të të Serisë A falë golit të Duvan Zapata të shënuar që në minutën e parë.

Strakosha nuk kishte faj në golin e pësuar pasi topi devijohet. Më në formë ishte Etrit Berisha portieri i Kombëtares dhe bergamaskëve që i mohon Lazios dy gola të sigurtë duke mos lejuar prekjen e rrjetës në tentativat e Ciro Immobile dhe të serbit Milinkovic-Savic.

Pjesë e ndeshjes u bë edhe futbollisti tjetër i Kombëtares Berat Gjimshiti i cili u fut në lojë nga trajneri Gasperini në minutën e 57-të.Lazios i anullohet me sistemin VAR për pozicion jashtë loje goli i shënuar nga Acerdi në fund. Fitore me aromë Championsi për Atalantën që ngjitet në kuotën e 24 pikëve 1 më pak se Lazio dhe 2 më pak se Milani që sot përballet me Bologna në transfertë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?