Sali Berisha

Berisha ‘garanton’ Italinë se s’do protestojë, kundër Ramës s’i vjen askush

16 Nëntor 2023, 19:33| Përditesimi: 17 Nëntor 2023, 09:34

  • Share

Sali Berisha është vërtetë në hall të madh. Pasi vendimi i gjykatës së Strasburgut në lidhje me ’21 janarin’, kërkon hetimin me themel të vrasjes së Aleks Nikës. Dhe jo duke u marrë me ata që kanë ‘luajtur gishtin’, pra gardistët që qëlluan, por me zinxhirin komandues.

Me pak fjalë, gjykata e Strasburgut kur thotë se protestuesit i vrau i shteti, i cili zhduku e falsifikoi provat, sulmoi prokurorinë dhe vuri nën presion gjykatat duke bërë gjithçka që çështja të mbyllej me dy tre dënime anësore, ka në mendje ‘majën’ e zinxhirit komandues, Sali Berishën.

Për hir të së vërtetës bazuar në të gjitha ligjet dhe rregulloret, nëse Garda e Republikës qëllon mbi turmën protestuese, nuk e bën pa urdhër. Urdhërat janë dëgjuar në fakt, dhe për këtë janë zbardhur dhe kasetat, të cilat disponohen nga SPAK.

Dhe në një godinë, kur janë kryeministri, ministri i Brendshëm e Komandanti i Gardës, atëherë urdhëri jepet nga autoriteti më i lartë, kryeministri në drejtim të ministrit, i cili e përcjell tek kreu i Gardës e zbret poshtë deri te ai që ‘tërheq këmbëzën’ për të qëlluar, sipas hierarkisë. Këtë ka thënë vendimi i Strasburgut.

Praktikisht dosja është e zbardhur, provat dhe faktet janë të gjitha të renditura korrektësisht në vendimin e gjykatës së Strasburgut, dhe organet ligjzbatuese shqiptare, SPAK dhe Gjykata e Posaçme kanë për të plotësuar vetëm emrat respektivë, duke filluar nga Sali Berisha dhe tërë zinxhiri komandues që kreu këtë vrasje shtetërore më 21 janar 2011 para kryeministrisë, në mes të bulevardit.

U ekzekutuan 4 protestues të opozitës së atëhershme, një ‘koncidencë’ e rastit, që për çudi dy ishin nga zonat e jugut dhe dy nga zonat e veriut. Si të përzgjedhur me ‘dorë’ më parë, të mirëmenduar dhe që na bën të dyshojmë se ishte një vrasje e ‘balancuar’ mes dy skajeve të vendit.

Dosja e ‘21 janarit’ është shumë e rëndë, pasi janë vrarë 4 protestues të opozitës në atë kohë me pretendimin për të mbrojtur një godinë si kryeministria të përbërë nga llaç e tulla, aq më tepër që se kemi bërë as vetë pasi e kanë bërë italianët. Dhe nëse organet e drejtësisë së re ia dalin që të vënën nën hetim penal ‘majën’ e zinxhirit si urdhërues të këtyre vrasjeve, Berishën, atëherë ish kryeministrin demokrat, vetëm për këtë akuzë e presin telashe të mëdha dhe dënim i rëndë.

Ndërkohë që ka në kurriz dhe aferën e privatizimit të ish kompleksit “Partizani”, ku është nën akuzë në SPAK për korrupsion pasiv të favor të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, i cili është në burg për pastrim parash. Një dosje mund të sjellë dhe probleme të tjera për Berishën. Ndërkohë që dhe djali i tij Shkelzen, nuk është çudi të përfshihet dhe babai Sali si i akuzuar, është në listën e dëshmitarëve për “Gërdecin”, nga shpërthimi tragjik i municioneve në vitin 2008 humbën jetën 26 njerëz të pafajshëm dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.

Ndërkohë që e ‘pret’ dhe dosja e rëndë e aferës CEZ-DIA, dhe nuk përjashtohet mundësia që të rihapet dhe dosja e rëndë e tragjedisë së marsit 1997, pasojë e të cilës ra shteti, u hapën depot dhe populli i armatos, duke shkaktuar për gati një vit mbi 3 mijë viktima. Shtuar dhe akuza të tjera, Berisha do ta ketë të vështirë të numërojë vitet e gjata të humbjes së lirisë që do të artikulojë në fund të herës drejtësia e re, e jo më t’i përballojë ato.

Pikërisht se e di se çfarë e pret, Berisha po shfaqet në publik i acaruar dhe në gjendje jo fort serioze për një politikan që ka qënë në nivelet më të lartë të qeverisjes dhe të drejtimit të shtetit shqiptar. Madje po manifeston sjellje jo të denja dhe për një njeri normal. Këtë e shohim në daljet e përditshme në media duke bërë herë si gjeometër e herë si jurist, për të shpjeguar me një matematikë e ligj ekonomik të panjohur deri më tani për njerëzimin, se si 113 metra katrorë truall pa asgjë tjetër, mund të ‘pjellin’ më shumë se 5.4 milionë euro fitim të dhëndrit të tij.

Duke qënë se tashmë i ka kthyer në rutinë sulmet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të posaçëm që kanë kopsitur dosjen e tij dhe të dhëndrit si dhe kanë dhënë masën e sigurisë për të për detyrim paraqitje dy herë në muaj për korrupsion pasiv, njoftimin për të cilin ka refuzuar ta marrë, dhe arrestimin me burg të dhëndrit Jamarbër Malltezi për pastrim parash, këtë të enjte Berisha ka dalë me një element të ri para medias: Paska komonikuar me botën e jashtme. E para e këtij lloji që nga koha kur SHBA e Britania e kanë shpallur person ‘non grata’ për korrupsion madhor, minim të demokracisë, shantazh ndaj drejtësisë dhe Londra ka shtuar dhe lidhjet me elementët e inkriminuar.

Berisha bëri me dije se e ka marrë në telefon zv.kryeministri dhe ministri i jashtëm i qeverisë italiane, Antonio Tajani. Ndoshta dhe e ka marrë, nuk dyshojmë, duke qënë se vetë shefja e tij Giorgia Meloni ka qënë e vetmja politikane evropiane dhe ndoshta dhe në botë që i ka dërguar mesazh përshëndetës Berishës pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA.

Berisha thotë se ‘më ka marrë në telefon zv/Kryeministri i Italisë Antonio Tajani. Dhe më thotë se, Sali thotë, e pamë atë deklaratën e PD e ne kemi këtë-atë problem, ishte e ashpër. Jo i thashë, ja shpjegova. Për këto arsye thashë unë jam kundër, por i thashë, nuk mund të ketë protesta, PD s’mund të organizojë protesta që të nxisë ksenofobi, atë nuk e bën. Nuk mundet as të organizojë protesta kundër Italisë, por gjykoj se Italia i ka dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme Shqipërisë dhe ndihma italiane është shumë interesante. Krahas miliarda, por shumë më tepër janë ato që kanë mësuar shqiptarët, ka qenë një lloj universiteti. Por edhe në kuptimet e punës, financimit, shkollimit. Sot në universitetet italiane mund të ketë mbi 30 mijë shqiptarë. Në konceptim tim nuk protestohet kundër vendeve të lira. Nuk mund ta krahasoj unë kurrë një vend të lirë me Serbinë për shembull”.

Kështu e ka shpjeguar bisedën e tij me numrin dy të qeverisë italiane, Berisha. Duke i premtuar se nuk do të bëjë protesta kundër sjelljes nga Italia të emigrantëve të huaj në Shëngjin. Pra nuk bën protesta ndaj njërës palë nënshkruese të marrëveshjes Melonit kryeministre italiane, duke e ‘kursyer’ atë, ndërkohë që nuk ‘fal’ palën tjetër firmatare, kreyeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Hajde merre vesh Berishën dhe dy standardet që përdor ai në këtë rast, si në të gjitha rastet e mëparshme, thjeshtë për hallin e tij personal.

Tani ose Berisha nuk është mirë nga ana ‘shëndetësore’, ose i quan budallenj shqiptarët dhe me mendjen e tij mund të thotë se ata mund të binden prej tij se dhe në një marrëveshje të keqe sipas tij, ka një palë të mirë që janë italianët me Melonin në krye që kërkoi dhe firmosi sjelljen e kontrolluar për qëllime verifikimi të emigrantëve në Shqipëri, dhe një palë të keqe që është Edi Rama, që e paska pranuar dhe firmosur marrëveshjen e propozuar nga Meloni. Sikur nuk shkon.

Ndoshta Berisha e ka publikuar këtë bisedë dhe për të treguar se nuk është aq i ‘harruar’ nga bota dhe se shikohet nga dikush si faktor politik në Shqipëri. Qoftë dhe një i vetëm. Nuk është çudi që Tajani t’i ketë telefonuar dhe thënë se pse akuzon marrëveshjen e të vetmit person siç Meloni, e cila i ka dërguar një mesazh Berishës në kohën më të vështirë të tij, kur akush nuk i zë as emrin për më tepër, duke e quajtur vetëm ‘e shkuara’.

Por Berisha shkon dhe më tej, teksa thotë se e kishte ‘garantuar’ Tajanin se nuk do të organizonte protesta të opozitës kundër Italisë për çështjen e marrëveshjes për emigrantët me Shqipërinë, ndaj të rrinte i qetë. Madje as kundër ndonjë vendi tjetër anëtar të BE. ‘Garanci’ e fortë kjo. Berisha ndoshta po kërkon mbështetje, po kërkon që ta mbrojnë përballë drejtësisë, po kërkon pazar, duke thënë se nuk bëj protesta në këmbim të një fjale të mirë për të në Bruksel. Ose po kërkon të moyivojë mbështetësit e tij, që janë në heshtje dhe nuk ndihen.

Kur themi se halli të bën të thuash dhe të bësh gjëra që nuk mbajnë brenda asnjë ekuilibër, për këto e kemi fjalën. Si kjo e ‘garancisë’ që Berisha i ka dhënë Tajanit se nuk do të organizojë protesta të opozitës kundër Italisë për marrëveshjen e Melonit, ndërsa bashkëfirmatarin Rama nuk do ta ‘kursejë’. Kur themi se është në gjendje të ‘destabilizuar’ Berisha, këto veprime kemi parasysh, të cilat vijnë nga halli i tij me drejtësinë.

Për hir të së vërtetës Berisha nuk ka si e qetëson Italinë për protestat, pasi nuk ka protesta. Nuk mund të sjellë asnjë njeri në Tiranë, as ata më të thekurit ithtarë të tij, për të protestuar për një marrëveshje për emigrantët që nuk ka lidhje aspak me xhepin e tyre.

Të ishte për të bërë protesta Berisha i kishte bërë që para mbi një muaji e gjysmë kur SPAK i ka ‘mbirë’ në derën e shtëpisë, e ka vënën nën hetim për korrupsion pasiv për “Partizanin”, i ka futur në burg dhëndrin Jamarbër Malltezi po për aferën e “Partizanit”, duke i sekuestruar 19 kullat e ndërtuara nga kjo aferë, shtëpi në Tiranë e vilën në Lalz e pasuri të tjera. Apo për dosjet e tjera që në radhë. Por nuk i ka ardhur këmbë demokrati në mbështetje, duke e lënë të vetëm rrugëve, dhe në gjendje tërësisht të rëndë ‘shëndetësore’. Aq sa detyrohet të bëjë rrëmujë në Kuvend vetëm me disa deputetë mbështetës të tij, bllokimin e seancave e komisioneve, hedhjen e tymueseve dhe thyerjen e karrigeve në sallën e Kuvendit. Dhe hyrjen nga kangjellat dhe dritarja në kryesinë e Kuvendit.

Ditë për ditë Berisha bën thirrje për “revolucion’ dhe askush nuk e mbështet. Ndaj, asnjë demokrat nuk e beson se e paska ‘qetësuar’ zv.kryeministrin italian në lidhje me protestat kundër Italisë, kur nuk organizon dot për dy muaj me radhë asnjë protestë kundër ‘armikut’ të tij Rama, sepse nuk e mbështesin demokratët. E kanë lënë vetëm në hallin e tij, në përballjen me drejtësinë. Nuk proteston njeri për milionat e dhëndrit të tij dhe të ortakëve të tij. /Java/

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qobani: 18/11/2023 01:06

    A ban vlla me ditë klerikët tonë qfar feje kan ?jetojnë nkorriz të huajë,nuk e njohin vetvehtën,asë prindët e vetë si profetët ma të afërtë dhe të dashtunit e vetë,pos vajtusve kushë i njefë kta të gjorë , jetojnë akoma me reklama,nuk i pranojn Argumentet,o ju gurbetgji bani gajret qoni para,klerikët fetar jan tparët që po prijnë me hy në shishe pas ju shkojn përkrajsit,kshtu zhvillohet industria,qofshit shnoshë jeta po vazhdonë

    Përgjigju
  • Tomi: 17/11/2023 03:22

    Do zoti dhe mbush mendjen dhe gjykata e keput ne burg perjete Berishen dhe Meten. E me pas te shpetojme nga ghithfare shkrimesh enveristo-ramiste te servileve te mafies se kuqe. Kuptohet, bashke me dy plehrat Meta dhe Berisha, qelia e burgut te kete vend edhe per fundrrinen Rama.

    Përgjigju
    • Arben Tashko: 18/11/2023 05:41

      Do zoti Deshira juaj, që shumicën e shqiptarëve do realizohet, për të gjithë që do shesin interesat e Shqipërisë për interesat e tyre personale

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?